Kjo është shprehia më e zakonshme e njerëzve inteligjentë

Life style

Kjo është shprehia më e zakonshme e njerëzve inteligjentë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 06:11
Ilustrim

Sado e frikshme apo çuditshme që mund t’ju duket, inteligjenca e vërtetë është paksa e rrallë ditëve të sotme.

Ata të cilët kanë një dëshirë të vërtetë për të mësuar, i zgjerojnë njohuritë e tyre dhe i thyejnë barrierat e ndryshme me qëllim që të futen në mesin e pak personave me të njëjtin nivel të inteligjencës.

Por, cila është shprehia e cila është shenjë se një person është tejet inteligjent?

Personat inteligjentë bëjnë shumë pyetje

Personat inteligjentë refuzojnë të besojnë çdo gjë që e lexojnë apo dëgjojnë. Ata vazhdimisht i vënë në pyetje besimet e ndryshme, idetë, traditat, etj. Ata aplikojnë aftësi të thella të mendimit kritik për t’i formuar opinionet e tyre, ndërsa në fund ia dalin të shohin se çfarë në të vërtet po ndodh në një rrethanë të caktuar.

Pra, njerëzit inetligjentë qëndrojnë pas besimeve të tyre dhe e ndjekin rrugën e tyre në jetë, por vazhdimisht në kërkim të njohurive të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat