Horoskopi i datës 29 Prill 2017

Life style

Horoskopi i datës 29 Prill 2017

Më: 29 prill 2017 Në ora: 06:58
Ilustrim

Dashi

Keni mundësi të mbështeteni në ndihmën e një miku të dashur që do t`ju mbështesë dhe këshillojë drejt. Në punë, keni dëshirë t`ia mbathni.

Demi

Jeni shumë i ndërgjegjshëm sot ndaj një çështje  delikate. Në aspektin profesional, do të shfrytëzoni  aftësitë tuaja,  për të fituar një pozicion të ri pune.

Binjaket

Mos u përfshini nga vetëkënaqësia sepse mund te zhgënjeheni keq. Ne planin profesional, mos tregoni mërzitjen që keni. Në planin afektiv, sqarohuni sa më shpejt me partnerin, për  të evituar përkeqësimin e raportit tuaj.

Gaforrja

Yjet këshillojnë që në planin afektiv, t`i përkushtoheni partnerit tuaj. Në planin profesional, nuk do të merrni në konsideratë këshillat e kolegëve tuaj por do të kërkoni t`i vlerësoni vetë situatat, për të zgjedhur më të mirën e mundshme për ju.

Luani

Evitoni sjelljet e ashpra dhe tregohuni më të gatshëm ndaj familjarëve tuaj. Në punë, ndieni nevojën për të ndryshuar pozicion. Në planin afektiv, nuk do ta keni të lehtë të gjeni zgjidhje  për të ç`tensionuar situatën e krijuar me partnerin.

Virgjëresha

Vizioni i qartë që keni për gjërat, do t`ju ndihmojë të realizoni marrëveshje fitimprurëse. Në planin profesional, jeni të bindur se keni gabuar dhe do të përpiqeni t`i evitoni. Në planin afektiv, do të dini të përballoni vuajtjet që do  t`ju shkaktojë sjellja e partnerit.

Peshorja

Frika dhe pasiguria juaj ndaj partnerit do të ndikojë në dramatizimin e situatës, në ambientin afektiv. Përpiquni të mos provokoni ! Në ambientin profesional, do të dini t`i jepni zgjidhje një eventi shumë të rëndësishëm.

Akrepi

Sot, në ambientin profesional,  do të dini të përballeni me një situatë të vështirë dhe nuk do t`ju zërë paniku nga problemet. Në aspektin  afektiv, do të frekuentoni ambiente të reja, ku do të ndiheni i lirë të bëni gjithçka doni.

Shigjetari

Në aspektin e ndjenjave, do të tregoheni i matur ndaj partnerit i cili do të adhurojë kurajën dhe mënyrën tuaj të vetëpërmbajtjes. Në aspektin profesional, në mënyrë racional do të përballeni me një çështje delikate.

Bricjapi

Nuk duhet të abuzoni me energjitë tuaja. Në ambientin profesional, duhet t`i programoni punët në kohën  e tyre. Në ambientin afektiv, yjet ju këshillojnë të jini vetvetja dhe t`i lini kohë partnerit, për t`ju njohur.

Ujori

Sot duhet të mbani nën kontroll nervozizmin sepse mund të bëni gabime të kushtueshme  në sektorin profesional. Në sektorin e ndjenjave, do t`ju realizohet një dëshirë dhe kjo do t`ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm dhe unikë.

Peshqit

Duhet të përdorin sensin e mirë, për të mos shkatërruar gjithçka. Në ambientin afektiv, nuk është agresiviteti, rruga e vetme që mund të zgjidhë problemet në çift. Përpiquni të jeni më i ndjeshëm dhe më i kuptueshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat