Meshkujt mendojnë se femrat vënë makijazh vetëm për t’i mashtruar ata

Life style

Meshkujt mendojnë se femrat vënë makijazh vetëm për t’i mashtruar ata

Më: 3 maj 2017 Në ora: 17:19
Ilustrim

Siç duket, shumica e meshkujve nuk mendojnë se femrat vënë makijazh  vetëm se ato kanë dëshirë, por shumica e tyre besojnë se femrat vënë makijazh vetëm për t’i “mashtruar” ata dhe t’i bëjnë të mendojnë se janë atraktive.

Ky konkludim vjen nga një anketim i kryer nga YouGov, i cili ka zbuluar se 63 për qind e meshkujve besojnë se arsyeja kryesore se përse femrat vënë makijazh është për t’u dukur atraktive.

Por, për t’u treguar ‘fer’ me meshkujt, vlen të ceket se 47 për qind e femrave gjithashtu thonë se arsyeja kryesore se përse vënë makijazh është për t’u dukur atraktive në sy të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat