Berluskoni, humor dhe tallje bashkë për Macron: Djalosh i bukur me një mama simpatike!

Life style

Berluskoni, humor dhe tallje bashkë për Macron: Djalosh i bukur me një mama simpatike!

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:51
Silvio Berluskoni, Emmanuel Macron dhe gruas së tij Briggite Trogneux

Silvio Berluskoni e ka përshkruar Emmanuel Macron si një djalosh  të bukur me një mama simpatike, duke evidentuar haptazi  hendekun e moshës midis Presidentit të ri të Francës dhe gruas së tij Briggite Trogneux.

Ish-Kryeministri italian, që ka reputacion të madh për gafat e tij diplomatike gjatë viteve kur ishte në pushtet, bëri shaka të hënën kur tha se zoti Macron ishte një “zotëri 39-vjeçar me një eksperiencë pune të mirë dhe mbi të gjitha me një mama simpatike që e kishte mbajtur atë në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë!”

Berluskoni nuk e përmendi emrin e znj, Trogneuz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat