Gjëja më e rëndësishme që çdo baba duhet t’ia mësojë djalit të tij

Life style

Gjëja më e rëndësishme që çdo baba duhet t’ia mësojë djalit të tij

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Edhe pse të gjithë e dimë se nënat zakonisht e kanë ndikimin më të madh në jetën e një fëmije dhe edukimin e tij, duhet të keni parasysh se janë disa gjëra të cilat më mirë ua mësojnë fëmijëve baballarët sesa nënat. E veçanërisht kur është fjala për t’i mësuar diçka djalit.

Vetëm mendojeni: Fillimisht, djemtë janë nën mbikëqyrjen e edukatoreve në çerdhe, pastaj shkojnë në shkollë ku shumica e mësuesve apo profesorëve janë femra.

Pra, fëmijët vazhdimisht janë afër femrave dhe duhet të dinë si të sillen me to.

Prandaj, disa ekspertë mendojnë se baballarët janë ata që duhet t’i mësojnë fëmijët si të sillen me femra.

Nënat mund t’i mësojnë djemtë si t’i trajtojnë grat, por vetëm babai ka aftësinë t’ia mësojë djalit sjelljen e duhur ndaj grave përmes veprimeve të tij.

Është e rëndësishme që djemtë të mësojnë gjithçka rreth femrave nga babai, e jo nga miqtë apo interneti.

Prandaj, baballarët duhet ta marrin me vete djalin, ta shtyjnë të blejë lule për nënën dhe ta bëjë pagesën vet në arkë, ku mund të has në ndonjë arkëtare dhe të komunikojë me të duke u sjellë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat