10 gjërat që janë më mirë se të kesh të dashur

Life style

10 gjërat që janë më mirë se të kesh të dashur

Më: 19 maj 2017 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Të kesh të dashur është gjithmonë një gjë e bukur, askush nuk mendon të kundërtën. Por, për të qenë të sinqertë, të jesh single për disa gjëra është vërtet shumë mirë. Ndoshta mund të mendosh “Ç’është kaq e mirë të mos kesh të dashur?” Po ja, e para ti nuk ke nevojë të kesh të dashur për t’u ndier e plotësuar me veten. Mund të jesh e lumtur me këdo që ke rreth e rrotull vetes, pa u fokusuar te ndonjë person në veçanti.

Mund të përqendrohesh vetëm te vetja, ndërsa kërkon një njeri më të mirë se ish-i. Sa më mirë të ndihesh me veten, aq më i mirë do të jetë rasti i ardhshëm.

Këto 10 pika do ju bëjnë të mendoni se më mirë është single se sa të kesh të dashur

1. Ditë të tëra pa u depiluar dhe pa u shqetësuar për asgjë, as për seksin. E di që ndonjëherë të pëlqen edhe kështu.

2. Mund të flirtosh kudo dhe pa turp.

 3. Nuk je e detyruar të hiqesh si emocionale dhe romantike duke mos qenë e tillë.

 4. Je gjithmonë në paqe, pa konflikte e debate.

 5. Nuk shqetësohesh të kontrollosh çdo lloj feste apo darkë jashtë. Mund të shkosh kudo ku të pëlqen me vajza.

6. Ke një krevat të gjithin për vete.

7. Shpenzon para vetëm për vete.

8. Përqendrohesh në karrierë.

 9. Gjen hobe të reja ose interesosh për të eksploruar më shumë.

10. Kalon më shumë kohë me miq dhe me familjen. Të gjithë e dimë që ata zienin ndërsa u ktheje shpinën: “Vazhdo vazhdo, je e dashuruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat