7 mënyra të thjeshta që të fitoni respekt në punë, pavarësisht rolit tuaj

Life style

7 mënyra të thjeshta që të fitoni respekt në punë, pavarësisht rolit tuaj

Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Mund të jetë e vështirë të arrini atë që dëshironi në punë kur ju nuk keni respektin e të tjerëve. Ndoshta sepse ju jeni i ri në punën tuaj. Ndoshta sepse ju punoni në një departament që është i pafinancuar apo sepse keni një rol që nuk merr respektin që meritoni.

Mos lejoni që rrethana si këto t’ju pengojnë që ju të silleni si një lider. Ndërkohë që ju nuk mund të keni kontroll në moshën tuaj, nivelin të përvojës apo se si të tjerët ju perceptojnë në rolin tuaj, ju keni kontrollin në sjelljen tuaj.

Sjellja juaj, ndikim i saj tek të tjerët, është e fuqishme. Ju keni mundësinë të silleni si një lider, cilat do qofshin rrethanat. Kur ju silleni si një lider, ju fitoni respektin për të ecur përpara në karrierën tuaj.

Më poshtë janë shtatë këshilla se si të fitoni menjëherë respektin e një lideri në punën tuaj.

1.Dëgjoni

Liderët dëgjojnë. Dëgjimi ju çon drejt të kuptuarit. Autori Stephen Covey ka thënë: “Pjesa më e madhe e njerëzve nuk dëgjojnë me qëllimin për t’ju kuptuar; ata dëgjojnë me qëllimin për t’ju përgjigjur. Kur njerëzit ndiejnë se ata janë dëgjuar dhe kuptuar, ata do t’ju respektojnë.
Të drejtosh do të thotë të dëgjosh të tjerët dhe më pak zërin tuaj.

2.Bëni pyetje

Drejtuesit bëjnë pyetje për të mbledhur informacion. Kjo është shenjë interesi. Bëni pyetje rreth projekteve për të cilat njerëzit janë duke punuar dhe pyesni se si po shkon dita e tyre. Kur ju tregoni interes për punën e të tjerëve, të tjerët do t’ju respektojnë.

3.Shikojini njerëzit në sy

Kur ju flisni ose dëgjoni, shikojeni personin që keni përballë. Mos shikoni tek telefoni juaj apo t’i hidhni sytë diku gjetkë. Fokusohuni tek personi që keni përballë, në mënyrë që të dinë se vëmendja juaj është tek ata. Bëjeni tjetrin të ndihet i vlerësuar dhe ai do t’ju respektojë.

4.Flisni tek për tek

Në takime, njerëzit mund të thonë: eja të flasim. Kjo do të thotë që ata duan të flasin vetëm me ju dhe jo me njerëz të tjerë. Përfitoni nga koha para dhe pas takimit të flisni tek për tek me njerëzit. Jepuni njerëzve mundësinë të shprehin perspektivën e tyre, çështjet dhe shqetësimet – ata do ta vlerësojnë këtë gjë.

5.Silluni me njerëzit pa pushtet me respekt

Të gjithë meritojnë respekt, kushto qoftë – CEO, recepsionisti, apo roja. Udhëheqësit drejtojnë për të gjithë, jo vetëm për disa. Nëse ju doni të jeni i respektueshëm, ju duhet të respektoni edhe të tjerët.

6.Prekini njerëzit

Nuk po flasim për t’i prekur në mënyrë të papërshtatshme. Shtrëngoni duart. Kur ju përshëndesni apo përgëzoni dikë, ju mund ta prekni atë lehtë në supe.
Ju shihni shumë drejtues në qeveri dhe biznes ta bëjnë këtë gjë. Prekja është e fuqishme. Prekja është një mënyrë për të kuptuar dhe për të krijuar një marrëdhënie më të thellë. Prekja nuk është shenjë e dominimit, por shenjë e komunikimit nëpërmjet së cilës ju mund të fitoni respekt.

7.Qeshni

Që të fitoni respektin e të tjerëve, nuk duhet të jeni serioz gjatë gjithë kohës serioz. E qeshura u kujton njerëzve se ju jeni njerëzor. Nuk është shenjë dobësie. Duke qeshur dhe duke shfaqur emocione mund t’i bëjë njerëzit të ndihen rehat dhe të ndihmojë në thellimin e marrëdhënies. Shkrimtari amerikan i shekullit XIX, Ralph Waldo Emerson, ka thënë: “Njeriu që ju jeni i destinuar të bëheni është njeriu që ju vendosni të bëheni”. Shfrytëzoni mundësinë që të jeni njeriu që ju dëshironi të jeni për të fituar respektin që meritoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat