Horoskopi i datës 20 maj 2017

Life style

Horoskopi i datës 20 maj 2017

Më: 20 maj 2017 Në ora: 06:24
Ilustrim

DASHI

Mbase ju nuk po e kuptoni por sjellja juaj po largon njerëzit më të afeksionuar mbas teje,rregulloni shpejt gabimet nëse nuk doni të rrini vetëm. Filloni të kërkoni falje, dhe bëhuni më tolerant.

DEMI

Keni nevojë për pushime. Dhe e rëndësishme është të mos mendoni për punën dhe problemet familjare. Duhet të evitoni gjërat që mbledhin stres,do të ju sjellin shqetësime serioze.

BINJAKËT

Do të jeni të favorizuar në fushën ekonomike. Nëse keni para mënjanë,investoni në biznese,pak të rrezikshme po me leverdi. Sidomos në këtë periudhe që keni bërë shumë shpenzime.

GAFORRJA

Nuk duhet të silleni ashpër me një person që do t`ju ofrojë punë,edhe nëse nuk ju intereson puna,nuk duhet ta fyeni,siç bëni ju gjithmonë. Mbase më vonë ai do t’ju nevojitet. Ose do të gjendeni në një situatë që do t’ju vërë në siklet.

LUANI

Pranoni kritikat dhe jini gati për të rregulluar gabime të vogla,përpara se të përballeni me pasojat e tyre. Ditë e mirë për të bërë një shëtitje me personin që doni. Mbrëmje e bukur.

VIRGJËRESHA

Nuk duhet të shikoni më të kaluarën! Nëse bëhet fjalë për histori dashurie apo ndonjë punë të vjetër,kini parasysh se koha kalon dhe do të kini përpara ditë më të bukura se ato që po kaloni sot.

PESHORJA

Nëse keni vendosur të ndërroni punë,prisni edhe disa ditë. Nga një i afërm do t`ju vi një propozim shumë interesante. Të favorizuara takimet e rastësishme,beqarët të përgatiten se shumë shpejt do të njohin shpirtin binjak. 

AKREPI

Keni projekte dhe ide të mira për të prezantuar,por jo aftësinë e mirë për ti komunikuar. Për të mos gabuar kërkoni ndihmën e një miku,ose shkruajeni në një letër,kur të mos ju kujtohen fjalët mund ti lexoni.

SHIGJETARI

Do të jeni të mërzitur nga humbja e një vlere materiale,mbase ngaqë kuptuat se jeni i vetmi,që  përballeni me këtë situatë. Mend për herë tjetër,se këtë herë e kërkuat vetë.

BRICJAPI

Nëse doni të bëni për vete atë person mbas të cilit keni rënë kokë e këmbë brenda,bëni propozime pikante, nuk do të mund t’ju rezistonte. Ngulni këmbë pa pasur frikë nga pasojat. Sot ju ndihmon fati.

UJORI

Hëna po krijon një klimë të gëzueshme,por Mërkuri vepron kundra jush. Xhelozia dhe pasiguria do t’ju krijojnë momente të mërzitshme. Marsi do t’ju japë energjinë e duhur për të përballuar pa vështirësi këtë situatë.

PESHQIT

Do të lodheni pak për tu përqendruar. E mbi të gjitha nëse keni tentuar të ngatërroni sferën e punës me atë sentimentale. Në çdo rast mos merrni para hua, do të komplikoni gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat