A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

Life style

A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

Më: 20 maj 2017 Në ora: 08:05
Ilustrim

Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e çarçafëve të përgjakur, dëshmi e humbjes së virgjërisë së nuses. Zakon i vjetruar dhe i bazuar në një besim te gabuar: Gjatë marrëdhënies së parë seksuale jo gjithmonë gruaja ka gjakrrjedhje!

Këtë e thonë të gjithë mjekët, kudo në botë. Pavarësisht këtij fakti të pakundërshtueshëm, veçanërisht në vendin tonë,në një pjesë të madhe të popullsisë ende qëndron i gjallë mentaliteti i vjetër.

Gjakrrjedhja është pasojë e çarjes së himenit, nëse kjo ndodh, ju do të vini re disa pika gjaku të kuqe, rrjedhja ndalon vetë në një kohë të shkurtër, por mund të përsëritet në raportet e mëvonshme, veçanërisht në qoftë se pozicioni ndryshon.

Por meqenëse kjo cipë furnizohet shumë pak nga enët e gjakut, ka mundësi që të mos ketë asnjë humbje gjaku.

Konsistenca, forma dhe shkalla e elasticitetit të membranës ndryshojnë nga një grua në tjetrën, nëse cipa e virgjërisë është e ngurtë, ajo priret të cahet menjëherë, por kur ajo është shumë elastike mund të zgjerohet pa u carë.

Madje disa vajza nuk e kanë cipën e himenit të zhvilluar ,formuar plotësisht ose ajo i është carë që më parë, gjatë kohës së praktikimit të sporteve të ndryshme, ngarjes së bicikletës, kalërimit, etj.

Edhe dhimbja nuk është një rregull. Ndodh vetëm në qoftë se femra nuk  është e relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm: muskujt e murit vaginal rrijnë të kontraktuar dhe mukoza është pak e lubrifikuar, si rrjedhojë depërtimi bëhet i vështirë, rrjedhimisht i dhimbshëm. Përndryshe më së shumti ndihet një siklet i lehtë.

Nëse gjakrrjedhja nuk është sinonim i Virgjërisë ( ekzistojnë ndërhyrje kirurgjikale të cilat e bëjnë të mundur “pergjakjen e carcafëve” edhe pas shumë vitesh eksperiencë),e kundërta,pra mungesa e gjakut, nuk do të thotë aspak se një femër nuk është e virgjër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat