Nuk të do, por akoma të dërgon porosi: Këtu është sekreti i shkakut të vërtetë!

Life style

Nuk të do, por akoma të dërgon porosi: Këtu është sekreti i shkakut të vërtetë!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Disa meshkuj thjesht zhduken papritmas, mirëpo ka edhe të tillë të cilët vazhdojnë korrespondencën madje edhe kur nuk janë të interesuar për femrën. Përse veprojnë kështu?

Këto janë disa nga shkaqet më të shpeshta.

Përpiqet të bëhet i sjellshëm dhe i edukuar

Është i edukuar në atë mënyrë që të jetë i kujdesshëm ndaj të tjerëve, posaçërisht ndaj gjinisë femërore. Nuk dëshiron t’i lëndojë ndjenjat dhe me siguri shpreson që vetë do të pushosh t’i përgjigjes korrespondencës së tij.

Është qyqar

Të kundërt nga ata meshkuj të edukuar, të sjellshëm dhe të arsyeshëm, janë ata që vazhdojnë komunikimin thjesht që vetëm që me çdo kusht t’u shmangen konflikteve.

Nuk di si të ta shpjegojë

Disa meshkuj janë absolutisht injorantë kur është fjala për marrëdhëniet me femrat. Sido që të jetë, tipi i tillë nuk ka haber se si të ta thotë që nuk është i interesuar, andaj më me dëshirë u shmanget bisedave.

Të dëshiron vetëm për miqësi

Mbase nuk i intereson si femër, por definitivisht është i interesuar që të të ketë në jetën e vet si mike. Dëshiron vetëm pak të flirtojë. Mbase edhe në jetën reale është gruar, mbase nevojën e vet për të dominuar dhe për të joshur e plotëson në këtë mënyrë. Sido që të jetë, ti nuk je e zgjedhura e zemrës së tij.

Nuk është i sigurt

Mbase nuk i pëlqen, apo akoma vuan për ish të dashurën, apo mbase për shkak të obligimeve të shumta që i ka nuk ka mundësi të të dashurojë.

Të mban si rezervë

Tipi i këtillë nuk dëshiron të jetë i vetmuar. Është mësuar që gjithmonë pranë vetes të ketë ndonjë femër. Është shumë e mundshme që të ketë një të përhershme “në shtëpi” dhe disa vajza të tjera për argëtim kurdo që t’i teket. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat