6 gjëra që të thonë shoqet pas ndarjes, por as vetë ato nuk i besojnë

Life style

6 gjëra që të thonë shoqet pas ndarjes, por as vetë ato nuk i besojnë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

Nuk është e rastësishme që për ndarjet janë shkruar disa nga këngët më të bukura në Shqipëri. Mbase sepse është natyra e shqiptarit që pas çdo ndarjeje të mbyllet në vetvete, të dramatizojë situatën e të dëgjojë pafund këngë ndarjeje. Dhe meqë ndarja është një temë debati, gjithmonë, pse mos e hapim edhe tani duke e trajtuar në një aspekt tjetër. Atë të këndvështrimit të të tjerëve dhe mënyrës se si ata na trajtojnë. Përshembull shoqet e ngushta, ose mami.

Ndërkohë që ti do të jesh me sy të nxirrë nga e qara ato do të vijnë e do thë thonë disa batuta e këshilla, të cilan në asnjë mënyrë nuk duhet t’i besosh.

Nuk do të gjejë më mirë se ti. E vërteta është që pas një ndarjeje, sado e bukur që të jetë ajo që ai do të zgjedhë, ty nuk do të hyjë aspak në sy. Ndaj pas inatosjes së parë, ti do të vazhdosh të jesh e mërzitur derisa një ditë të kuptosh se nuk ia vlen më. Pavarësisht atyre që të thonë të tjerët.

Do gjësh më të mirë. Asaj asnjëherë nuk i dihet. Megjithatë, për të gjetur një tjetër nuk është shumë e vështirë. Ideja është që për momentin ai për ty është i vetmi maskull në botë dhe ti nuk dëshiron të mendosh për asnjë tjetër.

Më vonë do i kujtosh të gjitha këto dhe do qeshësh. Këtë ta urojmë dhe ne. Vërtet. Por mos mendo se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Pas një lidhjeje janë të shumta ato që mbeten pezull, derisa të vijë dita që të jenë larguar nga jeta tënde përgjithmonë. Vetëm në rast se vjen Leonardo DiCaprio gjysmë i zhveshur dhe i ulur në gjunj dhe të thotë se je gruaja e jetës së tij. Po, në këtë rast edhe Penelopa, besnikja më e madhe do e kishte harruar Odisenë në sekondë.  

Eh sikur të kisha moshën tënde, çdo ditë me të ndryshëm do të dilja. Këtë do e dëgjosh me siguri nga mami ose nga tezet. Por kush e mendon këtë, kur mund të kesh vetëm dikë, për të ndarë me të çdo moment nga shëtitjet dorë për dore deri në zgjidhjen e problemeve më të mëdha. Ndaj mami dhe tezja bëjnë mirë t’ia thonë ndonjë tjetri se ne nuk i hamë këto.

Është koha të shijosh lirinë tënde. Do të jemi të sinqertë. Kur një lidhje ka zgjatur më shumë se tre vite, është e vërtetë që në disa raste mund të të ketë munguar jeta single. Por duhet të dish edhe diçka tjetër. Femrat që janë single nuk dalin çdo natë dhe nuk bëjnë seks me kë iu del përpara, në përgjithsi nuk bëjnë seks.

Do të bëhet pishman. Ta themi me sinqeritet që nuk do të bëhet pishman. Kur arrin në fazën e ndarjes është shumë e vështirë që një batutë si kjo të të ndryshojë mendim. Sepse në të përfshihen edhe të gjitha ato situata në të cilën ti e ke vënë veten të kalojë pas ndarjes. Sidomos kur ke kaluar të 25-tat aq më shumë vështirësohen gjërat. Na fal që po ta themi, por është shumë e vështirë të bëhet pishman, përveç rastit nëse nuk gjen diçka tjetër më të mirë brenda një kohe të shkurtër, ose faktit që mund të ketë pasur vërtet një arsye serioze për këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat