Rrëfehet 22 vjeçari: E fejuara thotë se nuk jam i mirë në shtrat, por vajza që njoha në pushime më…

Life style

Rrëfehet 22 vjeçari: E fejuara thotë se nuk jam i mirë në shtrat, por vajza që njoha në pushime më…

Nga: Bota sot Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Një djalë 22 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se kalon shumë mirë me të fejuarën që është shumë seksi dhe me të cilën do të martohet, përcjell Bota sot.

Por, ai thotë se ajo nuk është e kënaqur me të në shtrat, mirëpo nuk ka ndodhur njëjtë edhe me një vajzë që ka njohur në pushime, pasi seksi me të ka qenë i mahnitshëm.

Ky është rrëfimi i tij:

Kaloj kohë të mrekullueshme me të fejuarën time. Ajo thotë se unë jam i mirë, më i miri që ajo ka pasur ndonjëherë, por kur bëhet fjalë për të kaluarën dhe të tashmen, vajzat nuk pajtohen.

Jam 24 vjeçar dhe do të martohem këtë vjeshtë. E fejuara ime është seksi dhe e nxehtë, por ajo e pranon se nuk jam edhe shumë i mrekullueshëm me performancën në shtrat.

Ky është problemi që kam pasur që kur kam bërë seks për herë të parë.

Isha 17 bashkë me disa vajza që sapo i kasha njohur. E humba ereksionin para se ta bënim dhe për shkak se u ndjeva i turpëruar dhe fajtor nuk e pashë më atë kurrë.

Deshpërimisht unë shpresoja se do ta bëja veten krenar me të dashurën e ardhshme, pasi kisha praktikuar mjaft me veten.

Fatkeqësisht unë e bëra sërish të njëjtën gjë.

Unë tani jam me një grua të mrekullueshme dhe shokët e mi thonë se unë po punoj më shumë me peshën time. Ajo është 22 vjeçe dhe përse ajo është me mua, me të vërtetë nuk e di, përveç nëse unë kam një punë të mirë dhe një makinë të klasit të lartë.

Ne u fejuam në mars dhe nuk munda të shpjegoj pse u ndjeva shumë i ulët. Unë kisha disa ditë pushim dhe shkova për një javë vetë në Kanaritë – supozohej që të trajnohesha për të drejtuar një gjysmë maratonë.

E takova këtë vajzë të ëmbël ndërsa shkova në det. Ne filluam të bisedonim, shkuam për birrë dhe u ndjemë vërtet të veçantë. Ajo është dy vjet më e vjetër se unë.

Ne u kujdesëm që të takoheshim sërish dhe të bënin seks edhe kur u kthyem në Britani. Ajo është një vajzë e bukur. Ajo nuk bën që të gjithë të kthejnë kokën për ta shikuar, sikur e fejuara ime seksi, por kur bëj seks me të gjithçka është në rregull dhe unë ndihem sikur mbret.

Jam shumë keq që ne duhet të ndahemi, por martesa jonë është caktuar dhe muaji i mjaltit është rezervuar.

Nuk mund ta di tani, por lutem që seksi me të fejuarën time të jetë sa gjysma e asaj me vajzën që njoha në pushim.

Përgjigja e psikologes;

Mendo mirë para se të bësh një gabim të madh.

Mos e shiko cila vajzë është më e bukur, por cila të bën më të lumtur dhe jo vetëm në shtrat.

Hera e parë që të ka ndodhur kur ke bërë seks është pasi e ke bërë para se ta ndërtosh besimin.

Nëse e fejuara jote nuk arrin të të bëjë të lumtur dhe të dëshiruar, atëherë diçka nuk është në rregull.

Ndoshta presioni nuk ka qenë me ty sa ke qenë me vajzën që ke njohur në plazh. Për atë dhe ka funksionuar. Ti ende je i ri dhe e ke jetën përpara. Andaj, përpara se të martohesh, sigurohu që jesh i dashur për atë që je dhe jo për punën apo për veturën tënde./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat