Cila është diferenca ideale e moshës për një lidhje të suksesshme?

Life style

Cila është diferenca ideale e moshës për një lidhje të suksesshme?

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

Për të arritur në një lidhje të suksesshme duhen kaluar disa hapa, të cilat e mbajnë lidhjen të qëndrueshme.

Një nga to është edhe diferenca e moshës që ka çifti midis tyre. E dini se sa diferencë në vite duhet të ketë një çift për të pasur një lidhje të shëndetshmeë

Sipas një studimi në universitetin e Emory, u vërtetua se çiftet me një vit diferencë kanë 3% mundësi për t’u ndarë. Ndërsa rezultatet e tjera treguan se: 18% mundësi për t’u ndarë kanë çiftet me 5 vite diferencë, 39% mundësi ata me 10 vite diferencë dhe 95% ata me më shumë se 20 vite.

Pas shqyrtimit të 3.000 çifteve, studiuesit përfunduan në rezultatin se sa më shumë vite diferencë të ketë një çift, aq më shumë mundësi ka për t’u ndarë. I njëjti studim nxorri edhe një rzultat tjetër: çiftet që kanë më shumë se dy vite të lidhur kanë 43% mundësi më pak për t’u ndarë, sado diferencë në moshë që të kenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat