Dhëndrri me gjendje të rëndë shëndetësore martohet në dhomën e spitalit

Life style

Dhëndrri me gjendje të rëndë shëndetësore martohet në dhomën e spitalit

Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:25
Ray Kershaw dhe Tracy Brooks

Ray Kershaw dhe Tracy Brooks nga Rochdale i Anglisë, kanë dashur të martohen në një ceremoni romantike në Tenerife të Spanjës, por gjendja shëndetësore e dhëndrit i ka prishur planet.

Burri 63-vjeçar, nuk ka mundur të martohet me nusen 18 vite më të re, sepse ishte në regjim shtrati pasi vuan nga kanceri dhe gjendja e tij shëndetësore nuk dukej se po përmirësohej.

Image
Martesa në dhomën e spitalit

Me të mësuar këtë rast, një organizatë bamirëse ka mbledhur fonde dhe ka ftuar njerëz të panjohur që ka gjetur në rrugë, që të jenë mysafir në dasmën modeste që u realizua në dhomën e spitalit.

“E tëra që donte ishte të martoheshim, por sëmundja e ndalonte. Më në fund ia plotësuam dëshirën dhe ai mund t’i mbyllë sytë i qetë”, ka thënë Brooks lidhur me rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat