Jo më peceta dhe tamponë! Ja zgjidhja për menstruacionet

Life style

Jo më peceta dhe tamponë! Ja zgjidhja për menstruacionet

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:06
Ilustrim

Shpikja e re e kompanisë Thinx mund të ndryshojë njëherë e përgjithmonë jetën te femrat.

Falë mbathjeve të reja të Thinx femrat nuk do të vuajnë më gjatë periudhës së menstruacioneve.

Kompania amerikane ka prodhuar ato që quhen mbathjet “anti-perioda”.

Këto mbathje do të vishen si ato normalet por do të eleminojnë pecetat dhe tamponët falë një risie që është dizajnuar te to.

Mbathjet kanë një shtresë në pjesën e poshte e cila do të përthithë lëngjet që lëshojnë femrat dhe gjakun duke kryer rolin e pecetave.

Do të jenë tre modele: një për ditët e lehta, një per ato mesatare dhe një për ditët më të vështira të menstruacioneve.

Këto mbathje janë dizajnuar nga tre femra në Nju Jork, Miki Agraval dhe motra e saj binjake Radha si dhe mikesha e tyre Antonia Dunbar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat