Meshkujt e pashëm, e kanë më të vështirë të kenë karrierë të suksesshme

Life style

Meshkujt e pashëm, e kanë më të vështirë të kenë karrierë të suksesshme

Më: 27 maj 2017 Në ora: 06:10
Ilustrim

Zonja, nëse mendoni se femrat e bukura e kanë vështirë në punë, mendoni sërish. Janë edhe meshkujt e bukur, që kanë vështirësi.

Ata konsiderohen si faktor frike nga punëdhënësit dhe menaxherët, të cilët nuk i avancojnë në detyrë dhe nuk u japin pozita më të larta.

Madje, nga frika se mund të arrijnë shumë, atyre nuk u besohen shumë punë, në mënyrë që të mos e tregojnë vetën.

Pa marrë parasysh se sa të aftë janë, atyre u krijohen barriera të ndryshme, nga kolegët meshkuj dhe kryesisht nga shefat.

Nga frika se ata mund të arrijnë shumë, e me gjithë dukjen e mirë ata do të marrin pushtet të madh, meshkujve të mirë në dukje, u shkelen shumë të drejta, vetëm që të mos bëjnë përpara.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë hulumtues nga Universiteti i Biznesit në Londër dhe Universiteti i Marylandit në Shtete të Bashkuara.

Studiuesit kanë bërë hulumtime të ndryshme, ku është gjetur se meshkujt e bukur dhe atraktiv, e kanë më të vështirë të depërtojnë dhe të arrijnë karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat