Nëntë gjërat që ju mbajnë larg nga gjumi

Life style

Nëntë gjërat që ju mbajnë larg nga gjumi

Më: 27 maj 2017 Në ora: 23:40
Ilustrim

Pa gjumë, shëndeti juaj mental dhe fizik, po aq sa aftësia për t'u përqendruar në gjërat që bëni, seriozisht vuan. Dhe ta pranojmë të gjithë, pa gjumë, asnjëri prej nesh nuk do të ishte në gjendjen që është.

Ka disa mënyra për të fjetur më mirë, si mos konsumimi i kafeinës apo mbajtja e gjërave të zhurmshme larg nga dhoma juaj e gjumit.

Më poshtë njihuni me faktorët që ju mbajnë larg nga gjumi:

Mosha-Kur njeriu bëhet më i moshuar, pjesa e trurit që lidhet me gjumë fillon çrregullimin, dhe do të habiteni mirëpo kjo nisë të ndodh që në moshën 30 vjeç.

Gjenetika-nëse keni tendencë për të qëndruar zgjuar për orë të tëra, mund të jetë si shkak i gjeneve.

Gjinia– Studimet e fundit kanë treguar se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë për 15-20 minuta më shumë se burrat.

Karriera– Punëtorët si mjekët apo zjarrfikësit kanë probleme me gjumin në çdo kohë, për shkak që duhet të zgjohen në urgjencë.

Vikendi-varësisht sa flini në vikend, do të ndikojë në gjumin edhe gjatë ditëve tjera të javës.

Statusi martesor– Sipas hulumtimit të CDC, njerëzit që ishin në një marrëdhënie, bënin gjumë më të mirë se sa ata që ishin vetëm.

Edukimi– ata që kishin shkallë edukimi më të lartë, flinin më mirë se sa të tjerët.

Hëna e plotë– një studim nga viti 2016 ka treguar se gjendja e gjumit tek fëmijët sidomos ndikohet nga hëna.

Ndotja e ajrit– ndikon në aftësinë tonë për të fjetur mirë. Banorët në qytet janë më të rrezikuar nga ajri i ndotur se sa të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat