Infermierja largohet nga puna, akuzohej provokonte me uniformën

Life style

Infermierja largohet nga puna, akuzohej provokonte me uniformën

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:04
Parichat Chatsri

Parichat Chatsri që punonte si infermiere në një spital privat në Isan të Tajlandës, ka kërkuar të largohet nga puna, pasi u kritikua se dukej provokuese në uniformë.

Punonjësja 26-vjeçare, e kishte postuar një fotografi në rrjetin social, ku tregonte pamjen e përkryer fizike, derisa ishte e veshur në rrobat e punës.

Uniforma e bëri të duket shumë seksi…
Kjo është cilësuar si joprofesionale dhe akuzohej se ofendonte kolegët nga i njëjti profesion.

“Unë jam profesioniste dhe kjo është uniforma e këtij spitali. Kërkoj falje nëse dikush është ofenduar nga dukja ime”, ka shkruar Chatsri lidhur me rastin.

Meqenëse ajo ka kryer të gjitha obligimet si duhet dhe në kohë të caktuar, ka marrë shumë oferta për punë në vende tjera.

Image
Parichat Chatsri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat