Hidhni sodë buke mbi dyshekë dhe shihni rezultatet mahnitëse

Life style

Hidhni sodë buke mbi dyshekë dhe shihni rezultatet mahnitëse

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Tregu është plot me produkte pastrimit të cilat po aq sa mund të pastrojnë mund edhe të dëmtojnë shëndetin tonë.

Por a e dini se ekziston një produkt që është në kuzhinën e secilit prej nesh e që në fakt ka efekte mahnitëse për pastrimin e shtëpisë?

Më poshtë po ju sjellim një mënyrë se si mund ta përdorni sodën bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës për të pastruar dyshekët.

Kjo mënyrë e pastrimit të dyshekëve do të largojë papastërtitë, djersën, qelizat e vdekura, pluhurin dhe të gjitha aromat e këqija.

Mënyra si të pastroni dyshekët:

Fillimisht dyshekun pastrojeni me vakum ose fshisë elektrike. Më pas shpërndajen një qese të sodës së bukur mbi gjithë sipërfaqen.

Lëreni dyshekun të qëndrojë kështu për disa orë, e nëse keni mundësi edhe për një ditë.

Më pas sërish pastrojeni me vakum për të larguar gjithë sodën e bukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat