“Një ditë do të shikoj në sy dhe fare nuk do t’më vie keq për ty”: Mesazhi për ish të dashurin e saj!

Life style

“Një ditë do të shikoj në sy dhe fare nuk do t’më vie keq për ty”: Mesazhi për ish të dashurin e saj!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Ja se si ka zgjedhur një femër t’i japë fund njëherë e përgjithmonë ish-të dashurit të saj!

Asnjë ndarje nuk është e lehtë, por secili mund të gjejë ndonjë mënyrë për t’u marrë me këtë lloj vuajtje. Karla Andrea Bonifacio ka gjetur një mënyrë se s’i t’i shpëtojë Dio-s, duke publikuar një post shumë emocional në profilin e saj në Facebook.

“Më është dashur shumë kurajo për ta shkruar këtë. Por 7 vitet e fundit njerëzit kanë dëshmuar për historinë e dashurisë të Dio dhe Karla. Gati 8 vite unë kam dashur vetëm një person. Ai më ka dashur për më shumë se 14 vite, ndërsa mua më janë dashur dy vite shtesë për të kuptuar se e dua atë.

Shumë gjëra kemi bërë së bashku. Kemi shpenzuar para për të ngrënë nëpër qendra tregtare, kemi ngrënë nëpër korridore të shkollës duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Deri kur është dashur të shkojmë nëpër kolegje, apo fakultete të ndryshme. Por, unë isha shumë e sigurtë se do ta përballonim edhe këtë periudhë. Dhe, me të vërtetë ia dolëm. Ai ishte motivimi im më i madh për të përfunduar studimet në fakultet. Ai vinte pas meje, më ndihmonte rreth projekteve, më dërgonte për drekë pas një dite të lodhshme, me një fjalë kujdesej për mua në maksimum. Ai ishte personi i vetëm që unë pashë kur unë diplomova. Dhe, më në fund mund të them se kemi pasur sukses në këtë rrugëtim.

Kaluan disa muaj dhe në të dy gjetëm punë. Ai më qëndroi pranë kur më vdiq babai. Unë i qëndrova pranë kur nëna e tij vdiq. Ne mbështetnim njëri-tjetrin si në kohë të mira ashtu edhe në të vështira. Ne ishim një çift ideal. Nuk mund ta paramendoj se mund ta dua dikë tjetër më. Sepse kam gjetur shpirtin tim binjak dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të. E ardhmja ime ishte me të. Ai do të ishte burri që do më shoqëronte për në altar gjatë ditës së martesës.

E kam dashur shumë lidhjen që e kishim. Por, tani gjithçka i erdhi fundi – lidhjes sime me Dio-n, dashurinë e jetës sime. Shoku im besnik, partneri në rrugëtimin tim, ndihmës në situata të vështira, përgjigja e të gjitha pyetjeve të mia.

Unë sinqerisht të uroj gjithë lumturinë e kësaj bote, madje edhe nëse ajo lumturi nuk më përfshin mua aty. Unë shpresoj që të realizohen të gjitha ëndrrat e tua. Edhepse nuk do të jem në gjendje për ta dëshmuar, e di që do të mbështes ty nga larg kudo që të jesh. Ti meriton sërish të dashurohesh. Njëlloj sikur edhe unë. Por, kurrë nuk pendohem pse të kam dashur. Dashuria për ty ishte vendimi më i mirë në jetën time.

Një ditë do të takohemi përsëri. Një ditë do të shikoj në sy dhe nuk do të më dhemb aq shumë. Një ditë ne do të flasim për kohën që e kemi kaluar së bashku dhe se sa jemi dashur mes vete. Familja ime, miqtë e mi, sigurisht e dini se për kë e kam fjalën. Faleminderit juve. Unë nuk do të kisha mbijetuar po mos të ishit ju të më mbështetni. Faleminderit të gjithëve që kanë mbështetur dashurinë tonë. Por, ky do të jetë postimi im i fundit rreth Dio-s. Rreth nesh” – ka shkruar Karla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat