Si të hiqni manikyrin xhel në kushte shtëpie pa shkatërruar thonjtë tuaj

Life style

Si të hiqni manikyrin xhel në kushte shtëpie pa shkatërruar thonjtë tuaj

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

Të gjitha femrat duket se kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje me xhelin e thonjve! Ndonëse qëndron për disa javë, dizajnet janë fantastike dhe thonjtë kanë super shkëqlim, pas heqjes së manikyrit tek estetistja thonjtë tuaj janë thuasje të shkatërruar e kështu zgjidhni t’i lyeni sërisht duke mos i lënë kohë thonjve të rigjenerohen.

Disa këshilla të thjeshta si të kujdeseni për thonjtë e të hiqni manikyrin xhel në kushtë shtëpie. 
Asnjëherë mos e hiqni me forcë xhelin nga thonjtë sepse në këtë mënyrë ju do të hiqni shtresën delikate të keratinës nga thonjtë duke i dobësuar ata. 

Ndryshe nga lëkura jonë, thonjtë nuk rigjenerohen në të njëjtën mënyrë, kështu që sapo një thua të jetë dëmtuar, duhen rreth tre katër muaj që të rritet sërisht i shëndetshëm. 

Limoni sa të mundeni manikyrin xhel. Duke holluar këtë shtresë, ky i fundit do të hiqet më shpejtë dhe thjeshtë. 
Përgatisni 10 toptha pambuku me açeton dhe vendosini sipër thonjve. Përpara se të bëni këtë gjë lyejini mirë thonjtë dhe kutikulat me vaj kokosi (ulliri) ose krem hidratant që lëkura juaj most ë thahet. 

Mbulojini gishtat me letër alumini për 10 minuta dhe do të shihni si manikyri xhel do të ketë ikur nga thonjtë. 
Sigurohuni që pas kësaj procedure thonjtë t’i lyeni me një manikyr forcues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat