Shokon 25 vjeçari: Pas 3 muajsh martohem me vajzën e ëndrrave, por nuk mund të ndaloj së bëri seks me...

Life style

Shokon 25 vjeçari: Pas 3 muajsh martohem me vajzën e ëndrrave, por nuk mund të ndaloj së bëri seks me...

Nga: Bota sot Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:02
Ilustrim

Një djalë 25 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se do të martohet me vajzën që ai do brenda tre muajsh, por ai thotë se nuk mund të ndalojë së bëri seks me një mashkull, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i tij i plotë:

Nuk mund të qëndroj pa shkuar në shtrat me një mashkull edhe pse pas 3 muajsh do të martohem me vajzën e ëndrrave.

Unë jam 25 ndësa e fejuara ime është 23 vjet. Ne u njohëm para dy vitesh në një festë të miqve të përbashkët dhe kemi një lidhje të mrekullueshme.

Të dyve na pëlqen që të dekorojmë shtëpinë, të flasim për të ardhmen dhe sidomos për fëmijët.

Kur u njoha me atë unë isha i vetëm, pas ndarjes nga i dashuri sekret që kam pasur.

Nuk i tregova të dashurës time për të dhe u mundova ta harroja atë dhe biseksualitetn tim.

Kjo funksionoi për pak kohë por dëshira për ta njohur një mashkull tjetër dhe për të bërë seks me të ishte gjithmonë aty.

Tentimi funksionoi një natë kur unë u njoha me një djalë.

Unë kam pasur seks me disa meshkuj tashmë.

Unë jam gjithmonë i sinqertë me ta pasi u tregoj se nuk mendoj diçka më shumë se seks, edhe se nganjëherë ka situata të palakmueshme.

Është e lehtë për mua që të gjej meshkuj për seks pa e ditur e fejuara ime, pasi ajo është infermiere dhe punon shumë, madje me orë të zgjatura.

E di se ajo që po bëj është e gabuar dhe unë do të ndihesha keq nëse ajo do të më tradhtonte mua.

Unë kurrë nuk e kam pasur guximin për t’i treguar asaj për prirjen time seksuale dhe tani dasma është afër dhe gjithçka është paguar.

E fejuara ime është shumë e entuziazmuar për ditën e madhe tonën por unë po bëhem çdoherë e më i vështirë.

Nuk mund të vendos nëse t’i tregoj asaj se jam biseksual. Kam provuar në të kaluarën por është shumë e vështirë. E di se nëse ia them do t’ia thyej zemrën.

Po mundohem që ta bëj një fytyrë të buzëqeshur dhe ta mbaj këtë sekret që po më vret. Po ndihem shumë fajtor dhe i turpëruar.

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk mund ta shijosh dasmën tënde apo të bësh një angazhim të tillë me të fejuarën duke pasur një gjendje të tillë.

Mund të të kuptoj që ti e fsheh nga e fejuara këtë, por seksualiteti është i rëndësishëm pasi është pjesë e asaj që ti je.

Ti nuk mund ta hedhësh atë dhe të shpresosh që do të harrohet.

Ti ke provuar që të vendosësh se e fejuara jote është e vetmja dashuri e jotja por kjo nuk ka funksionuar.

Të jesh biseksual nuk të arsyeton tradhtinë që po e bën.

Ta mbash të fshehur këtë nga e dashura jote është shumë e padrejtë.

Ti duhet të jesh i sinqertë me të dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur, më mirë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat