Nëna e dy-vajzave rrëfen historinë e natës erotike me mashkullin e fejuar: Seksi ishte i mahnitshëm, por u shokova kur...

Life style

Nëna e dy-vajzave rrëfen historinë e natës erotike me mashkullin e fejuar: Seksi ishte i mahnitshëm, por u shokova kur...

Nga: Bota sot Më: 4 qershor 2017 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një grua 27-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” historinë e saj të një nate pasionante me një mashkull të fejuar.

Ajo në rrëfimin e saj, ka treguar se pas seksit me të ka mbetur shtatzënë, ndërsa tani është e dashuruar në të, përkundër marrëveshjes që kishte me të që ata të mbesin vetëm miq, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Kam kaluar një natë të pasionuar me një mashkull, kam mbetur shtatzënë dhe tani kam rënë në dashuri me babain e fëmijës tim.

Unë jam një nënë e vetme e dy vajzave, njëra e moshës 5 dhe tjetra 18 muajshe, por kisha vetëm vajzën time të madhe kur shkova në një mbrëmje të rrallë me miken time.

Nëna ime ma mbajti vajzën për një natë.

Shkova në banesën e mikes time. Ajo ndan banesën me vëllain e saj dhe ai kishte atë natë aty një mik.

Shoku i vëllait të saj mu afrua, dhe unë nuk i rezistova.

Nuk jam nga ato që flejnë me të tjerët, por përfundova në shtrat me të.

Seksi ishte me të vërtetë i mahnitshëm, por ai ishte larguar kur u zgjova ditën tjetër. U ndjeva aq budallaqe.

Unë jam 27-vjeçare. Vëllai i shoqes time më tha se ai ishte 30 vjeç dhe i fejuar.

Thjesht mendova se ishte një mbrëmje që më pëlqente të harroja derisa mu vonua cikli mujor dhe e mora vesh se isha shtatzënë.

Mendova se babai kishte të drejtën të dinte se po prisja fëmijën e tij, kështu që kam kontaktuar me të nëpërmjet vëllait të mikes sime dhe i kam dërguar disa fotografi të skanimit.

Një muaj më vonë, ai më telefonoi dhe u takuam për një kafe.

Ai ishte i sjellshëm dhe qartësisht nervoz për të më takuar.

Ai tha se do të më mbështeste, edhe pse do të donte testet e ADN-së.

Ai vinte me mua në çdo kontrollë dhe kjo ishte kaq e bukur për vajzën time.

E dija se po bija në dashuri me të, por ne ramë dakord që në fillim se ne do të ishim miq, në mënyrë që të mos i komplikonim gjërat.

Ai e ka takuar familjen time dhe ata vërtet e pëlqejnë atë.

Ai më në fund përfundoi gjërat me të fejuarën e tij dhe filloi të dilte me shëtitje me mua dhe vajzën time të vogël.

Ai ishte me mua në lindjen e vajzës sonë dhe ai ka qenë i nagazhuar me neve çdo ditë pas punës.

Ai blen pelena dhe rrobat dhe ai është krejtësisht i dashuruar me vajzat.

Edhe unë e dua shumë, por më mungon afërsiafizike e marrëdhënies me të.

Ne jemi aq afër, por asnjëri prej nesh nuk bën hapin.

Unë dua të jem me të, por unë nuk di si t'ia them atij.

Përgjigjja e psikologes:

Një gjë që e kuptoj nga mënyra me të cilën e njihni njëri-tjetrin është se kimia seksuale është atje.

Unë jam goxha e sigurt se ky djalë dëshiron të jetë me ju të gjithë shumë, por është nervoz për të prishur atë që ju tashmë keni.

Ai tingëllon si një baba i përkushtuar  dhe si një person i bukur.

Gjeni një moment të qetë për t'ia thënë atij që ju vlerësoni gjithçka që ai bën për ju të gjithë, përveç se edhe ju kujdeseni për të dhe dëshironi të prishni atë marrëveshje që të rrini vetëm miq. Pyetni se si ndihet ai në lidhje me këtë.

Thuaji atij se ju jeni të lumtur që të filloni gjërat ngadalë dhe të shihni nëse kjo mund të zhvillohet në diçka të veçantë.

Unë shpresoj se ai për fat të mirë do të jetë aty për ty, por edhe nëse ai nuk reagon në mënyrë pozitive, të paktën ju do të dini se ku qëndroni dhe ju mund të gjeni dashuri diku tjetër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat