Sa më shpesh, aq më mirë - Bota Sot
Sa më shpesh, aq më mirë

Life style

E premte, 23 qershor 2017

Sa më shpesh, aq më mirë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 23:18
Ilustrim

Dihet që seksi i bën mirë jashtëzakonisht shëndetit, mirëpo përparësitë të cilat nga ai i ka trupi juaj varen ekskluzivisht nga ajo se sa ditë në javë e praktikoni.

Të gjithë ekspertët seksualë dhe seksologët do të thonë që seksi është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin, mirëpo sa të mira keni nga ai, varet vetëm nga ju.

Sa më shpesh që ta praktikoni seksin, do të jeni më të shëndetshëm, ndërkaq varësisht nga numri i ditëve në javë të cilat i kaloni me lojëra të zjarrta në shtrat, do të keni pak apo shumë përparësi shëndetësore.

Ja si ndikon seksi tek ju në harmoni me numrin e ditëve në javë.

Një herë në shtatë ditë

Seksi një herë në javë pozitivisht do të ndikojnë në mbajtjen e linjës suaj trupore. Marrëdhënia seksuale ndikon në tajitje të hormonit të dashurisë oksicotinë, i cili, pos që nxit afërsinë midis partnerëve, kontribuon edhe në gjumë të qetë dhe cilësor, thotë dr. Helen Fisher, antropologe në Universitetin Rugers. Sa më shumë gjumë – më pak peshë trupore, sepse gjumi rregullon tajitje të hormoneve grelinë dhe leptinë, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e urisë.

Dy herë në javë

Personat të cilët kënaqen duke bërë seks së paku dy herë në javë kanë 30 për qind më të lartë nivelin e imunoglobulinës, i cili organizmit i ndihmon që të mbrohet nga sëmundjet, kanë treguar hulumtimet amerikane. Nëse keni seks të rregullt, imuniteti ju është më i fuqishëm, andaj edhe janë më të vogla shanset që të prekeni nga ndonjë infeksion.

Tri herë në javë

Shumicës u është më argëtuese aksioni në krevat (apo ku ua do qejfi) se sa në palestër, apo jo? Seksi ngre numrin e rrahjeve të zemrës dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Njerëzit të cilët kënaqen duke bërë seks së paku tri herë në javë i ekspozohen 50 për qind më pak rrezikut nga infarkti nga ata të cilët nuk e kanë atë mundësi, kanë treguar studimet e shkencëtarëve në Universitetin e Bristolit.

Katër herë në javë

Seksi i praktikuar katër herë në javë do t’i bëjë mrekulli tenit tuaj. Nëse shpesh kënaqeni me seks, më gjatë do të dukeni më të rinj. Gjatë seksit rritet prodhimi i kolagjenit, i cili pengon paraqitjen e rrudhave dhe shenjave në lëkurë, thonë mjekët e Spitalit Mbretëror në Edinburg, të cilët u morën me hulumtimin që kanë të bëjnë me këtë temë.

Jeta cilësore seksuale bën që teni dhe flokët tuaj të shkëlqejnë, sepse qarkullimi i gjakut shpejtohet gjatë seksit. Vetvetiu, lëkura merr më shumë oksigjen dhe bëhet më e freskët. Gjithashtu, qarkullimi i shpejtuar i gjakut ndikon në lirimin e toksinës dhe i bën buzët më të plota.

Pesë herë në javë

Marrëdhëniet e rregullta seksuale na ngrenë nivelin e përgjithshëm të energjisë, na bëjnë të ndihemi më optimistë dhe më kreativë (në të gjitha sferat e jetës, jo vetëm më shtrat). Veç kësaj, marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më cilësore, thotë dr. Fisher.

Gjashtë herë në javë

Seksi na bën më të mençur. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë që edhe truri të punojë më mirë, ndërkaq kur përjetojmë orgazmën dhe “eksplodimin” e hormoneve, shumica e të cilave ndikojnë edhe në forcën tonë intelektuale në mënyrën më pozitive të mundshme.

Shtatë herë në javë

Nëse arrin i ta praktikoni këtë, aferim ju qoftë! Pra, do të thotë që nuk lejoni që “faktorët pengues” (siç është stresi në punë) që t’ju pengojnë që të kënaqeni me jetën. Seksi i rregullt ul nivelin e stresit dhe zbut çrregullimet anskioze, të cilat janë aq të shpeshta në kohën e sotme, tregojnë hulumtimet, ndërkaq shpjegimi për këtë fshihet me siguri në tajitje të shtuar të endorfinës, e cila ju ngre libidonë dhe ju nxit të bëni dashuri.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test