Horoskopi i datës 20 Qershor 2017

Life style

Horoskopi i datës 20 Qershor 2017

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 09:36
Ilustrim

DASHI
Ndikimi i Hënës dhe Jupiterit të favorshëm për ju,  mund t’ju lejojnë sot të përfitoni nga okazione interesante argëtimi. Mund të jetoni dashurinë në mënyrë të shkujdesur, gjë e cila do ju bëjë të jeni në humor.

DEMI
Sot ndikimi pak i favorshëm i Hënës dhe Mërkurit ju bën të jeni të tensionuar, nervoz dhe të keni një sjellje mosbesuese. Të paktën me personat e dashur mundohuni të zbusni pak gjërat.

BINJAKËT
Ndikimi diellor dhe hënor mjaft të favorshëm do ju lejojnë të kaloni një ditë të këndshme të mbushur me takime interesante dhe argëtuese në të njëjtën kohë. Vetëm se mundohuni të mos i transformoni bisedat e ndryshme për qëllimet tuaja personale.

GAFORRJA
Në këtë periudhë do të ndiheni më pak të gatshëm për të marrë pjesë në vende argëtuese. Preferoni më shumë të qëndroni mënjanë duke studiuar nga larg sjelljet e personave që ju rrethojnë. Në qoftë se kjo ju bën të ndiheni mirë nuk ka asnjë problem.

LUANI
Do të jenë të shumta rastet për të arritur pozicione prestigjioze në sektorin profesional, sidomos në qoftë se keni një kohë të gjatë që punoni në të njëjtin sektor. Mundohuni të shfrytëzoni mirë energjitë tuaja, sepse sfida midis kolegëve është e fortë. Sot dhe nesër janë ditët e përshtatshme për të bërë një kontroll mjekësor.

VIRGJËRESHA
Puna dhe studimi janë shumë të favorizuara, duket se është dita e duhur për të mbyllur çdo punë që keni lënë përgjysmë. Fati do ju ndihmojë në një takim pune ose në një provim. Mos u tërhiqni përballë opinioneve me kolegë, bashkëpunëtorë e eprorë, sepse mund të nxirrni elemente të vlefshme që do ju nevojiten në të ardhmen.

PESHORJA
Përqendrimi i planetëve në sektorin e bashkëpunimit dhe komunikimit ju drejton të zhvilloni projektet tuaja profesionale. Sukseset më të kënaqshme parashikohen në aktivitete private, tregti, gazetari dhe studim.

AKREPI
Ditë perfekt për të udhëtuar, sidomos në qoftë se ka të bëjë me udhëtime pune. Do të rritet brenda jush dëshira për të vënë në jetë projekte të reja dhe të zgjeroni rrethin e klientëve tuaj. Nuk do humbisni asnjë rast që do ju paraqitet.

SHIGJETARI

Edhe pse sfera financiare do të jetë e favorizuar duhet të keni kujdes, sepse Afërdita do të kalojë në kundërshtim me shenjën tuaj duke ju bërë të shpenzoni për gjëra të kota.

BRICJAPI
Hëna në pozicion pak të favorshëm me shenjën tuaj bën që sot të shfaqni sjellje kritike përballë partnerit, sidomos në qoftë se ky i fundit i përket gaforres ose peshores.

UJORI
Të ndiheni tërheqës, të sigurt në vetvete dhe të rëndësishëm për dikë, mjafton për të qenë të bukur dhe interesantë. Është vetëm çështje vetëkontrolli. Përfitoni nga ky moment me fat për ta shfrytëzuar në sektorët që keni më shumë nevojë.

PESHQIT
Do të demonstroni një shpirt të madh iniciative dhe aftësi të shkëlqyera për të parandaluar çdo problem që ju paraqitet. Kush ka një aktivitet të pavarur mund të ketë besim te suksesi i garantuar dhe përfitime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat