Rrëfehet 28 vjeçari: Prej një viti bëj seks me shoqen e gruas, por burri i saj është i dhunshëm dhe ai na...

Life style

Rrëfehet 28 vjeçari: Prej një viti bëj seks me shoqen e gruas, por burri i saj është i dhunshëm dhe ai na...

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

Një burrë 28 vjeçar, ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shoqen e gruas së tij, prej një viti, përcjell Bota sot.

Ai tregon se dashnorja e tij është e martuar dhe keqtrajtohet e rrahet nga burri i saj, por ai nuk e lë atë, ndërsa që gruaja e tij e di për tradhtinë.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Kam bërë seks me shoqen e gruas sime për një vit. Ne  e kemi shfrytëzuar çdo moment për të qenë bashkë dhe gjithë çka mendoj në punë.

Raporti me gruan time po binte në humnerë prej një viti. Dashnorja ime është po ashtu e martuar por burri i saj është abuziv. Gruaja ime e humbi gjithë besimin tek unë pasi unë e njoha dikë në palestër dhe fillova të bisedoja me të.

Ne shkëmbim mesazhe por gruaja ime i gjeti dhe i lexoi. Unë jam 28, gruaja ime 24 dhe ajo është shoqja e saj.

Shoqja e saj është shumë e ëmbël por shumë e egër në shtrat. Ajo është e mrekullueshme por burri i saj është një derr i vërtetë.

Ai është i dhunshëm, nuk bën asgjë në shtëpi dhe vjen vetëm për seks. E gjitha që ai do është vetëm seks dhe blen gjëra për seks gjithashtu.

Ai e pranon se bën seks me të edhe kur ajo është fjetur. Ajo shpesh pi për të harruar problemet. Më pas ai e rrah atë kur mendon se ajo nuk mund të jetë në gjendje ta kujtojë atë dhe ajo është e frikësuar nga ai. Unë shpresoj se ajo do ta lërë atë dhe të jetë me mua kur unë të mund të jem i lirë.

Por ajo thotë se do t’i zgjidhë problemet me të, pasi janë të martuar. Dhuna e tij vetëm sa po shtohet dhe po bëhet më e tmerrshme dhe unë duhet ta paralajmëroj atë se ai nuk është partneri i duhur për të.

E di se ajo nuk do të jetë e lumtur derisa të jetë me mua, por ajo i fsheh brengat.

Jam i brengosur se ai do ta kuptojë se ajo po takohet me mua dhe jo me motrën e saj dhe do të dyshojë se ajo bën seks ku të mundet.

Zoti e di se çka mund të ndodh nëse ai e kupton se çfarë bën ajo me mua.

E dua atë shumë dhe më bën të ndihem shumë keq fakti që ajo e ka zgjedhur atë para meje, pas sjelljes së tij ndaj saj.

Përgjigja e psikologes:

Por ajo e ka zgjedhur atë dhe aty është një lidhje e fortë dhe një shpresë për vite që martesa e saj të rregullohet, duke ju përdorur juve.

Në këtë mënyrë, ti je duke e lënë atë në këtë marrëdhënie të rrezikshme.

Në anën tjetër, çfarë sa i përket martesës tënde?

A nuk i ke thënë asaj që të punojë në zgjedhjen e problemeve. Tek e fundit, janë problemet që i ke krijuar ti dhe jo ajo.

Ndalo së takuari me shoqen e gruas tënde dhe kërkoj falje gruas për tradhtinë dhe se dëshiron që të punoni për ta përmirësuar martesën tuaj dhe të jeni të lumtur sërish./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat