Si duhet përdorur pajisjen e klimës në kushte vere

Life style

Si duhet përdorur pajisjen e klimës në kushte vere

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Ekspertët thonë se për të mos pasur probleme shëndetësore duhet mbajtur diferencën optimale ndërmjet temperaturës së jashtme dhe asaj të dhomës, e cila nuk duhet të jetë shumë se shtatë gradë Celsius.

Në fakt, te temperaturat e larta vjen deri te çrregullimet në sistemin kardiovaskular dhe problemet mund të shkaktohen edhe te personat që nuk vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

Temperatura optimale është ndërmjet 24 dhe 26 gradë Celsius, ndërsa nën këtë nivel ndikon keq për organizmin. Përveç kësaj, në hapësirat e mbyllura rekomandohet mbajtja e lagështisë së ajrit në kufijtë ndërmjet 40 deri 60 për qind.

Në mënyrë që në pajisjet e klimës të mos mblidhen baktere, kërpudha dhe pluhur, është e nevojshme që ato të pastrohen rregullisht dhe të mirëmbahen filtrat e saj.

Nëse pajisja e klimës nuk mirëmbahet, pasojat mund të jenë të pranishme, si rrjedhja e lotëve, rrjedhja e hundëve, dhimbje koke, kollitja, ndryshime alergjike në lëkurë, si dhe alergji në rrugët e frymëmarrjes dhe ftohja.

Por, pajisjet e klimës nëse qëndrojnë gjatë të aktivizuara atëherë mund të ketë edhe pasoja serioze si ndezja e mushkërive.

Duhet pasur kujdes që të mos qëndrojmë afër pajisjes së klimës, pasi ajri i ftohtë nëse ju godet në kokë mund të shkaktojë ngërç të muskujve të fytyrës, ndërsa nëse ju godet në qafë apo kurriz mund të keni mpirje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat