Si duhet hekurosur veshjet sipas materialit!

Life style

Si duhet hekurosur veshjet sipas materialit!

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Jo të gjitha materialet hekurosen njësoj, por këtë e mëson vetëm pasi ke prishur një, dy ,tre ose më shumë rroba (fatkeqësisht).

Ndonëse etikat e veshjeve mbartin disa informacione kyç për larjes e hekurosjen e rrobave, ndodh rrallë që ne t’i ndjekim këto udhëzime. Për të mos dëmtuar më veshje, të paktën ndiqni këshillat më poshtë.

Pambuku: Hekuri mund të gradohet në maksimum pasi ky material është shumë i mirë. Duket të keni kujdes vetëm nëse në sipërfaqen e bluzes keni të stampuara figura . Stampat nuk duhen hekurosur.

Lino: Veshjet lino duhen kthyer gjithnjë mbrapsht e më pas të hekurosen. Pëlhura nuk duhet të jetë shumë e thatë dhe herë pas here duhet ta spruconi veshjen me ujin e hekurit apo avull.

Leshi: Ky material kërkon nxehtësi të ulet. Për të mbrojtur materailin mund të vendosni gjithashtu një copë pambuku mbi rrobë në mënyrë që të mos dëmtoni qimet e veshjes.

Mëndafshi: Nxhetësia duhet të jetë minimale dhe asnjëherë nuk duhet ta vendosni hekurin direkt në mëndafsh.

Poliester: Hekurosini këto veshje me nxehtësi mesatarisht të ulët, spërkateni sipas nevojës, por shmangni avullimin.

Nailoni: Njësoj si poliestra dhe nailoni duhet hekurosur me gradim të ulet dhe të shmanget avulli.

Akrilik: Sigurohuni që veshjet akrilik të jenë të kthyera mbrapsht para se t’i hekurosni dhe kurrë mos krijoni avull për t’i hekurosur më mirë, pasi thjesht mund të dëmtoni materialin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat