Kujdes nga këto lloje sandalesh!

Life style

Kujdes nga këto lloje sandalesh!

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:24
Kujdes … shapkat me gisht nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren

Temperaturat rriten dhe ne më në fund mund të veshim rrobat verore.

Por kujdes … shapkat me gisht nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren.

”Dhe kjo jo për arsye stili, por për shëndetin tonë”, pohon Jackie Sutera, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Podologjisë: myk, kallo dhe çarje thembre të shkaktojnë të ashtuquajturat ”flip-flop” (sandalet me gisht).

Ato mund të jenë me të vërtetë të dëmshme.

Baktere dhe myk

Këmba mund të bëhet një grumbullim bakteresh ndërsa ti vesh shapkat me gisht. Stafilokoku është me të vërtetë ai më i rrezikshmi (në rastet më të rënda, kur ka dhe plagë të hapura mund të arrihet edhe deri në prerje gjymtyre), por mirë është të bëhet kujdes edhe ndaj lythave të këmbës, është një ndër infeksionet më ngjitëse përveçse i bezdisshëm.

Hapa të ngadaltë

Një studim në Universitetin Auburn ka treguar se të ecësh me shapkat me gisht, shtrembëron ritmin e ecjes, duke të detyruar të bësh hapa pak më të shkurtër dhe me ngadalësime të herëpashershme.

Një ecje e vështirë

Si pasojë e ecjes së shtrembër, me hapa të shkurtër dhe me ngadalësime, shapkat me gisht e bëjnë më të vështirë atë.

Duhet të dalin jashtë përdorimit

Shapkat me gisht përbëhen nga një gomë e lehtë dhe në çdo ecje ato fillojnë të lëkunden dhe kjo mund të provokojë dhembje, me raste edhe të forta, sidomos nëse ato mbahen në këmbë për një kohë të gjatë.

Të rrezikshme për flluska

Rripi i shapkave është e vetmja pikë takimi dhe duke u fërkuar me lëkurën në çdo hap do të shkaktojë irritim duke dhënë dhembje dhe ngritje flluskash, të cilat kur plasin kthehen në plagë të hapura duke u ekspozuar drejt infeksioneve të ndryshme.

Dëmtime të ndryshme nga gishti te këmba

Kur vishen shapkat me gisht, këmba është e detyruar të marrë një pozicion për të mos humbur ekuilibrin, dhe të ecësh gjithë kohës në këtë mënyrë bën që nyja e gishtit të përkulet duke shkaktuar “hammer toe”, që në rastet më të rënda mund të shërohet vetëm kirurgjikisht. Për të shmangur këtë rrezik dhe për të ecur sa më mirë, mjafton të zëvendësohen shapkat me gisht me të tjera më të rehatshme.

Dhembje nyjesh

Në mënyrë që të mbahen gjunjët dhe trupi drejt, personat me këmbë të sheshtë e kanë të nevojshme të kenë një mbështetje, por që shapkat “flip-flop” nuk ta ofrojnë. Kështu nyjat e këmbës bëjnë një punë të dyfishtë duke u ekspozuar drejt një vargu dëmtimesh, nga më të thjeshtat deri më të rëndat.

Përkeqësimi i kallove

Edhe kallot formohen si pasojë e mbajtjes për një kohë të gjatë të shapkave me gisht. Kallot krijohen si pasojë e presionit të ushtruar mbi lëkurën e këmbëve nga kockat, kur ato ngjeshen me tabanët e këpucëve.

Materiali toksik

Shapkat me gisht mund të kenë përmbajtje me bazë lateksin, material që shumë njerëz mund të jenë alergjikë. Nëse vërtet nuk doni të hiqni dorë nga sandalet me gisht, atëherë mundohuni t’i blini ato lëkure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat