Xhinse seksi: A do t’i përthekonit xhinset nga prapa?

Life style

Xhinse seksi: A do t’i përthekonit xhinset nga prapa?

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:25

Shtëpia franceze e modës “Veements” dhe brendi kult “Levi’s” kanë shpikur xhinse provokuese.

Prerja në pantallona është i vendosur në vithe. Xhinset kanë bel të lartë dhe pjesërisht janë të shqyera, por me detaj të veçantë mbërthimi.

Përveç kësaj, mbërthimi “në shpinë”, është krijuar ashtu që të shkojë në tërë gjatësinë, nga nyja e gjurit deri te beli.

Sipas idesë së modës së brendit “Vetements”, zinxhiri i pasmë duhet të qëndrojë pak i hapur në mënyrë që të shihen veshjet e brendshme apo, nëse jeni mjaft të guximshme, lëkura lakuriq.

Si edhe të gjithë trendët e rëndësishëm të modës, ashtu edhe këto xhinse kanë vërshuar rrjetet shoqërore dhe kanë ngritur zhurmë midis trendestereve.

Derisa dikush i lavdëron, të tjerët i kontestojnë, ajo më e rëndësishmja është që askënd nuk e le indiferent.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat