Ndizni tricepset: Përmbledhje e ushtrimeve për duar masive

Life style

Ndizni tricepset: Përmbledhje e ushtrimeve për duar masive

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:28
Pamje nga video

Nëse dëshironi duar të fuqishme dhe të skalitura mirë, nuk ka kurrfarë dyshimi që ndërtimi i muskujve të tricepsit në atë rast është njëra ndër gjërat kryesore.

Po ju japim programin nga disa ushtrime të cilat bëhen sipas parimit të drop-seteve (metodë e punës me të njëjtat pesha).

Kjo do të thotë që do të keni mundësi të mbani muskujt nën tension gjatë tërë trajnimit rrethor, me këtë rast muskujt e tricepsit.

Me shtimin dhe shtyrjen e tensionit të muskujve do të arrihet edhe deri te qëndrueshmëria më e madhe dhe e vëllimit të muskujve.

Me tensionimin e muskujve me kalimin e kohës do të arrihet edhe rritje më e madhe e tyre.

Në serinë përfundimtare të këtij mini-programi do të ndieni tension të madh në muskujt e tricepsit, mirëpo mos t’ju brengos kjo gjë, sepse në atë mënyrë do të shkaktoni hipertrofi muskulore.

UDHËZIM

Bëni ushtrimet sipas radhës së propozuar. Pas 45 sekondave ushtrimesh bëni pauzë 15 sekonda.

USHTRIMET

? Ekstensioni i shtrirë i tricepsit me pesha dore.
? Shtytje në pozitën shtrirë me kapje të ngushtë të peshave të dorës.
? Pompat e ngushta.

Bëni pauzë prej 60 sekondash. Ky është rundi i parë. Gjithsej bëni midis 3 dhe 5 rundeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat