Të visheni shpejt në mëngjes

Life style

Të visheni shpejt në mëngjes

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:47
Ilustrim

Gjithmonë me nxitim, një mëngjes i shpejtë dhe përgatitja për në punë. Më pas, dyshimi se çfarë të veshim?

Por mëngjesi nuk mund të nisë kaq stresues. Ja zgjidhja që të visheni në 10 minuta dhe pa humbur shijimin e gjumit.

Si fillim përgatiteni që në darkë çfarë do të vishni nesër, sidomos nëse keni një mbledhje të rëndësishme. Në këtë mënyrë  mund të zgjohesh me qetësinë më të madhe dhe ta kesh të qartë se çfarë do të veshësh. Jo stres, jo kohë e humbur kot, dhe as një veshje të minutës së fundit.

Së dyti, vishni balerina, është një këpucë praktike për gjithçka, sidomos për nëzyrë. Kanë gjithmon pakmë shumë elegancë se sneakers dhe kombinohen me gjithçka.

Me një fustan të gjatë jeni gati. Nuk duhet të zgjidhni kombinimet, këmisha, apo pantallona, dhe më pas aksesorë, por mjafton kjo, dhe është një avantazh i madh.

Një pamje e kompletuar me një veshje chemister. Nëse do një pamje më elegante, por nuk mund të vishni një fustan të gjatë, zgjidhni një chemister, një lloj fustani komplet, fund/këmishë.

Ose një këshillë tjetër është edhe një këmishë e bardhë, për tu veshur herët në mëngjes dhe elegant. Këmisha e bardhë kombinohet me gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat