Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt?

Life style

Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt?

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:58
Ilustrim

Shumica e njerëzve më së pari do të vërejnë fytyrën e dikujt edhe në bazë të saj do të vlerësojnë sa është personi tërheqës.

Shumica e njerëzve më së pari do të vënë re fytyrën e dikujt dhe në bazë të saj do të vlerësojnë se sa është tërheqës ai person. Simetria e fytyrës ka ndikim të madh në tërheqje sepse fytyrat simetrike konsiderohen më të bukura. Rol të madh në këtë gjë edhe kualiteti i lëkurës, si dhe mashkullorësia ose feminiteti i fytyrës.

Meshkujt heteroseksualë i tërheqin fytyrat femërore, sepse sugjerojnë një shkallë të lartë të estrogjenit. Sytë e mëdhenj, nofullat më pak të shprehura, buzët e bukura dhe mollëzat e theksuara lehtësisht janë ata që i tërheqin më së shumti meshkujt heteroseksualë. Sigurisht e dëshirueshme është që fytyra të mos jetë e çimentuar me disa kilogramë grim të rëndë.

Femrat në këtë pikë janë më të komplikuara, sepse dallojnë perceptimet e tyre për tërheqjen e fytyrës së mashkullit. Interesante është të përmendet që perceptimi i tërheqjes ndryshon gjatë ciklit menstrual. Kështu femrave gjatë ovulacionit në përgjithësi më tërheqëse u duken fytyrat mashkullore dhe zërat më të thellë mashkullor. Kontraceptimi ndryshon këtë efekt: femrat të cilat përdorin pilula kontraceptimi nuk tregojnë oscilime të tilla gjatë ciklit menstrual.

Në atraktivitetin e fytyrës ndikojnë edhe ushtrimet, gjumi i mirë, ushqimi dhe konsumi i mjaftueshëm i ujit, sepse lëkurës së fytyrës i japin pamje dhe ngjyrë të shëndetshme. Për shembull, duke konsumuar vitamina dhe minerale, konsumoni edhe karetonoide, të cilat i japin ngjyrë të shëndetshme fytyrës suaj.

Por në fund çka në shërben ajo fytyrë e bukur, respektivisht pse duhemi të mundohemi rreth tërë procesit të joshjes dhe gjetjes së partnerit përgjegjës? A nuk do të ishte shumë më thjesht që të riprodhohemi aseksualisht dhe të prodhojmë kopjet tona pa meritën e partnerin në tërë këtë proces?

Qëllimi në çdo rast është të bartim gjenet tona sa më mirë dhe sa më shpesh – kjo në aspektin evolutiv konsiderohet akt fitues. Prodhimi seksual kështu ka disa përparësi të caktuara sepse gjenet e dy prindërve përzihen dhe pavarësisht a vjen deri te ndodhia e mutacionit të mirë ose keq, në aspektin evolutiv është opsion shumë më i mirë se shumimi joseksual. Me shumim seksual, përveç kësaj zhvillohet dhe forcohet sistemi i imunitetit.

Sipas kësaj, i bien që fytyra e juaj është vetëm një nga mjetet me të cilat shërbehet natyra për t’u siguruar partner të përshtatshëm. Pikërisht për këtë është e përkryer mënyra saktësisht ashtu si jemi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat