Çfarë tregon ngjyra juaj e preferuar rreth jush?

Life style

Çfarë tregon ngjyra juaj e preferuar rreth jush?

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:42
Ilustrim

Nëse rrobat tuaja mund të flisnin, ja se çfarë do të zbulonin rreth jush…

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e semaforit e cila përveç që ndal trafikun, gjithashtu sinjalizon një prirje ekstroverte dhe të sigurtë.

Ngjyra rozë

Kjo ngjyrë e butë ka një efekt qetësues, gjë që ndoshta shpjegon se pse adhuruesit e kësaj ngjyre janë romantikë, të butë dhe të ëmbël.

Ngjyra e verdhë

Evokim i diellit dhe zjarrit të zhurmshëm, tregon personalitet të gëzuar dhe energjik. Njerëzit mbështeten në ju.

Ngjyra portokalli

Adhuruesit e kësaj ngjyre thuhet se janë entuziastë, të ngrohtë dhe me sjellje të mirë.

Ngjyra e kaltër

Ngjyra më e preferuar në botë duke bashkuar qiellin dhe detin – elemente që qetësojnë dhe krijojnë besueshmëri.

Ngjyra e gjelbër

Edhe ngjyra e gjelbër ëshë nuancë e hapur dhe e qetë. Bilanci i toneve të ngrohta paraqet stabilitet dhe afërsi.

Ngjyra e kaftë

Ngjyra e kaftë thjeshtë tregon kuptimin e tokës. Ju dukeni të relaksuar por poashtu të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

Ngjyra vjollcë

Ngjyrë më pak se e zakonshme, ka konotacione kreativiteti, shoqërimi me familjen mbretërore i jep një hijeshi të mahnitshme.

Ngjyra e zezë

Simbolizon forcën, seriozitetin dhe sofistikimin. Por, mund të jetë poashtu misterioze ose seksi.

Ngjyra e bardhë

Adhuruesit e ngjyrës së bardhë kanë tendencë të jenë të butë dhe të rregullt. Përndryshe si mund t’i mbajnë këto rroba të pastra?! Njerëzit ju shohin si një frymë ajri të freskët.

Ngjyra gri

Rikujton gurin, ftohtësinë dhe qetësinë (njëlloj si një statujë). Ju jeni shkëmbi që mbështeten të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat