Tiparet dhe sjelljet tipike të një mashkulli agresivo-pasiv, ja si t’i njihni

Life style

Tiparet dhe sjelljet tipike të një mashkulli agresivo-pasiv, ja si t’i njihni

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Disa meshkuj, si pasojë e frikës nga forca dhe pushteti i femrës, vendosin që të marrin rol pasiv në marrëdhënie.

Në vend që të luftojnë me ankthin e tyre, ata i dorëzohen tërësisht dëshirës për të qenë të mbrojtur nga “mamaja”, figurës së fortë femërore që do të përkujdeset për ta.

Siç kemi theksuar më parë, si meshkujt, dhe femrat kanë nevojë që dikush të “kujdeset” për ta, mirëpo disa meshkuj zgjedhin vetëm këtë mënyrë.

Meshkujt, të cilët nuk shfaqen haptasi pasivë, anojnë nga femrat e forta; në terminologjinë psikologjike quhen “tipa oralë”. Ata kanë dëshirë të çmendur që të duken dhe rëndom këtë nevojë e zëvendësojnë me alkool. Këta meshkuj lejojnë që për ta të kujdeset femra e tipit “Florens Najtingel”, e cila bëhet shpëtimtarja e tyre.

Këta meshkuj mund të jenë jashtëzakonisht energjik kur janë të motivuar, mirëpo shpesh e humbin  interesin për punën dhe japin dorëheqjen shumë shpejtë pasi eë realitet ata nuk dëshirojnë të punojnë.

Këtyre meshkujve partneria  iu bëhet  nënë apo motër e madhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat