Tri kombinime verore të Ivanka Trumpit: Leksioni i modës për damat e moshës së saj!

Life style

Tri kombinime verore të Ivanka Trumpit: Leksioni i modës për damat e moshës së saj!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 11:08
Ivanka Trump

Kudo që shfaqet, Ivanka Trump (35) rrëmben interesimin me bukurinë e vet, karizmin dhe stilin prej dame.

“Vajza e parë” më e fuqishme e Amerikës është përkrahja më e madhe dhe dora e djathtë e babait të saj, Donald Trump, në punët afariste dhe hapat e tij politikë.

Ndjenja e saj për modën është pothuajse e pagabueshme, edhe pse stili i saj është klasik dhe i matur, megjithatë ekzistojnë momente kur Ivanka bën përjashtim.

Kombinimi më i ri veror për punë, të cilin e ka zgjedhur Ivanka, të lë pa frymë.

Duket që nuk gabon kur zgjedh prerjen, modelin dhe ngjyrën – sipas trupit të saj.

Ivanka me veshjet e saj ka konfirmuar edhe atë faktin e njohur mirë që këpucët klasike me ngjyrën e lëkurës janë një ndër modelet më praktike të këpucëve të cilat një femër mund t’i posedojë.

Me to më së lehti kombinohen cilido fund, fustan apo pantallona.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat