Kështu mund ta mbani grimin të freskët gjatë gjithë ditës

Life style

Kështu mund ta mbani grimin të freskët gjatë gjithë ditës

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 19:08
Ilustrim

shumica e vajzave e njohin mirë situatën kur grimi bie e prishet, me të dalë nga shtëpia, sidomos kur temperaturat janë si të këtyre ditëve.

Një pjesë zgjedhin të mos e përdorin fare në ditët e nxehta por për ato që janë bërë të varura, ngelet një problem i vazhdueshëm.

Ndalu një moment për të lexuar këto këshilla sepse në këtë mënyrë, grimi do të të zgjasë ca orë më shumë nga sa të duhet.

1. Përdor gjithmonë kremin hidratues përpara fondotintës

2. Aplikoje fondotintën gjithnjë me ndihmën e një sfungjeri ose peneli, asnjëehrë me kishta. Gjithashtu, zgjidh fondotinën që reziston më shumë.

3. Që edhe buzëkuqi të mos prishet e zbehet, lyeji së pari buzët me një laps të së njëjtës nuancë e më pas vendosni buzëkuqin.

4. Meqenëse qerpikët janë gjithnjë të rëndësishëm, përdorimi i kthyeses së qerpikëve, këshillohet gjithmonë!

5. Në fund të të gjithë hapave, fiksojeni grimin me ujë termal në formë spray. Këtë gjë mund ta bëni 2-3 herë gjatë ditës në mënyrë që fytyra të duket e freskëT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat