Pse meshkujt përjetojnë më shumë orgazma sesa femrat

Life style

Pse meshkujt përjetojnë më shumë orgazma sesa femrat

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:35
Ilustrim

Ekziston diferenca në rrogë për punën e njëjtë mes dy gjinive – gjë të cilën nuk mund ta mohojmë dhe është problem që duhet rregulluar sa më parë – por ekziston edhe një diferencë tjetër mes dy gjinive, për të cilën nuk po flitet dhe aq.

Fjala është për diferencën në përjetimin e orgazmave, ku meshkujt përjetojnë më shpesh orgazëm gjatë seksit sesa femra. Fjala është për të gjithë meshkujt, qofshin ata gej, heteroseksual apo biseksual.

Një raport i publikuar këtë vit kishte raportuar se 95 për qind e meshkujve heteroseksualë kishin thënë se gjithmonë ose zakonisht përjetojnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me vetëm 65 për qind të femrave që e kishin thënë të njëjtën gjë.

E arsyeja për këtë, sipas psikologut David Frederick, është për shkak se zakonisht është një partner i cili dëshiron më shumë seks se tjetri, e ai rastis të jetë mashkulli.

Përveç kësaj, arsyeja se përse femrat përjetojnë orgazëm më rrallë mund të jetë edhe për shkak të imazhit të trupit apo anatomisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat