7 mënyra për të vënë fëmijët në gjumë brenda 10 minutave

Life style

7 mënyra për të vënë fëmijët në gjumë brenda 10 minutave

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 23:53
Ilustrim

Libri i tij “Lepuri që do të flejë gjumë” me teknikat për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të relaksohen dhe të flenë ka arritur majat e librave bestseller.
Psikologu dhe shkrimtari suedez Carl-Johan Forssen Ehrlin jep 7 këshilla se si mund ti vini ata menjëherë në gjumë:

1 – Bëhuni të mërzitshëm
Foshnjet e vogla nuk arrijnë ta dallojnë nëse është ditë apo natë por e kuptojnë kur prindërit duan të luajnë me të. Nëse fëmija juaj zgjohet duke qarë natën dhe ju silleni plot energji me ta , ata do mendojnë se është koha për të luajtur .Kur i vendosni prap për të fjetur ata do të rrinë zgjuar sepse kanë frikë se mos largoheni. Kështu që këshillohet të rrini të qetë dhe mos të flisni shumë.

2 – Ndizni ventilatorin
Zhurmat jashtë shtëpisë apo kur përplaset një dërë i bezdisin bebet të flenë.Për këtë arsye ata nuk qetësohen derisa mjedisi rreth tyre të duket i sigurt.Nëse ndizni një ventilator do të largojë zhurmat e tjera, gjë që e ndihmon foshnjen tuaj të fle menjëherë.

3 – Mbajeni dhomën e gjumit të freskët
Kur flemë gjumë temperatura e brendshme e trupit bie kështu që gjatë këtij procesi duhet të siguroheni që temperatura e e fëmijës suaj të mos rritet më shumë seç duhet. Mbajeni dhomën e freskët dhe gjatë natës mund ti mbuloni vetëm këmbët foshnjes pasi kapilarët e gjakut hapen gjë që sjell që temperatura e kembëve të jetë më e ulët se pjesa tjetër e trupit.

4 – Largohuni nga dhoma
Prindërit janë mësuar të rrinë në të njëjtën dhomë me foshnjen e tyre por kur foshnja fillon të rritet, ky mund të jetë një problem. Ato janë mësuar të flenë me prindërit dhe nëse zgjohen gjatë natës vetëm në dhomë tremben sepse ndjehen të pasigurt. Por nëse i krijoni fëmijës tuaj një mjedis të rehatshëm dhe pa dritë, ato do të ndjehen rehat edhe nëse zgjohen gjatë natës.

5 – Ndiqni një rutinë të caktuar për të fjetur
Fëmijët e vegjël e kanë shumë të lehtë të përshtaten me një rutinë të caktuar çdo natë përpara se të flenë.Për shëmbull pasi të lajnë dhëmbët apo të bëjnë dush lexojini një përrallë me një zë qetësues në të njejtin pozicion që fëmija juaj fle gjithmonë.

6 – Përdorni një shami për ta hutuar
Megjithëse mund të ngjajë si një metodë e vjetër, mund të funksionojë që fëmija juaj të fle menjëherë.

7 – Ushqejeni gjatë gjumit
Pasi e keni vënë foshnjen tuaj në gjumë, ta zgjoni për ta ushqyer është gjëja e fundit që do donit të bënit gjatë natës. Në vend që ta zgjoni mund ti jepni qumësht ndërkohë që është ende në gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat