Rrëfehet 22 vjeçarja: Pas 6 vitesh e tradhtova të fejuarin me një djalë që më çmendi me seks, por tani...

Life style

Rrëfehet 22 vjeçarja: Pas 6 vitesh e tradhtova të fejuarin me një djalë që më çmendi me seks, por tani...

Nga: Bota sot Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një vajzë 22 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të fejuarin pas 6 vitesh që është me të dhe tani ka dilemë se a të qëndrojë me të apo të shkojë me djalin që ka bërë seks.

Ajo thotë se nuk e fantazon më të fejuarin dhe mendon për djalin tjetër, i cili e ka çmendur me seks.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Ndihem sikur jam e dashuruar në dy njerëz, njëri është i fejuari im fantastik dhe tjetri është një djalë që ma ka marrë mendjen për shkak të seksit të shkëlqyer.

Unë jam 22 vjet dhe jam me të dashurin prej 6 vitesh, i cili është gjithçka që unë kam dëshiruar gjithmonë, i dashur, i mirë, besnik dhe i kujdesshëm.

Ai ishte dashuria ime e parë dhe djali i vetëm që unë do të flija me të, derisa në skenë erdhi një djalë tjetër.

Unë dhe i fejuari filluam të diskutojmë muaj më parë. Ne vendosëm që të ndahemi për disa muaj, që të bëjmë gjërat tona dhe të shohim se si ndihemi për njëri tjetrin.

Më mungonte shumë derisa e njoha këtë djalin e ri një natë kur kisha dalë me shoqe. Ai ma bëri të qartë se më fantazonte dhe filluam të shkruajmë.

Më pas ne dolëm në takim të nxehtë dhe ne ishim në darkë. Më pas ai rezervoi një dhomë e cila mu duk shumë eksituese dhe ne kaluam një natë plot pasion. Ai është 26 vjet.

Ne takohemi shpesh dhe bëjmë seks, por unë ndihem fajtore gjatë gjithë kohës, duke menduar për të fejuarin tim. Së fundmi jemi bashkuar me të fejuarin.

Janë bërë 6 javë që atëherë dhe unë mendoj 24/7 për atë djalin që bëra seks dhe e di se edhe ai mendon për mua sepse më shkruan vazhdimisht.

Nuk jam e tërhequr seksualisht nga i fejuari më dhe nuk më bën përshtypje nëse nuk bëj më seks kurrë me të, por ndoshta sepse e shoh atë si shokun tim më të mirë.

E di se nuk është e drejtë pasi ai e shijon seksin me mua por shoqet e mia më thonë se uë duhet të dal dhe ta shijoj jetën.

E di se ka shumë gjëra tjera që mund të argëtojnë më shumë se seksi por unë nuk mund të mos mendoj për seksin me atë djalë.

Përgjigja e psikologes:

Seksi nuk është fillimi i gjithçka apo fundi i një lidhje, por nëse ti nuk e fantazon njeriun me të cilin do të martohesh, mund të kesh probleme në të ardhmen, sidomos kur e di se sa shumë mund ta shijosh ti seksin.

Të gjitha martesat i kanë ngritjet dhe uljet e tyre dhe jeta seksuale e mrekullueshme mund të jetë një shtyrje për kohët e vështira.

Ti ke qenë me të fejuarin  që në adoleshencë dhe nuk ke pasur përvojë që ta krahasosh lidhjen.

Të ndjehesh fajtore nuk mjafton për tu kthyer tek i fejuari. Bëhu e sinqertë me veten dhe pyet nëse ai është i mjaftueshëm për ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat