Martesa e parë britanike në Antarktik

Life style

Martesa e parë britanike në Antarktik

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 20:02
Julie Baum dhe Tom Sylvester

Dy hulumtues polar kanë caktuar martesën e parë britanike në Antarktik.

Britanikët Julie Baum dhe Tom Sylvester po argëtohen që 11 vjet dhe do të jetë çifti i parë që do të martohet në pjesën e territorit britanik të Antarktikut, qëkur vitin e kaluar ka ndryshuar ligji për martesën.

Reforma e ligjit i ka lehtësuar çiftit britanik që të arrijë martesë në këtë territor.

Dy hulumtuesit do të martohen të shtunën, ose të dielën, varësisht prej motit. Një ceremoni do të mbahet në stacionin britanik të hulumtimeve Rothera.

Baum ka thënë se vendi i martesës nuk mund të jetë më i mirë, transmeton AP. Martesat ndërkombëtare më herët ishin mbajtur në një kishë ruse në ishullin e Mbretit George.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat