10 leksione dashurie nga këngëtarja e famshme

Life style

10 leksione dashurie nga këngëtarja e famshme

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:27
Selena Gomez

Dashuria e këngëtares së njohur Selena Gomez ka qenë ndër më të komentuarat pas lidhjes së saj me Justin Bieber, në vitin 2010. Pas saj, ajo pati disa flirte, por prej kohësh është në një lidhje me The Weeknd dhe duket se gjithçka po i shkon shumë mirë. Selena dhe The Weeknd tronditën të gjithë botën kur u shfaqën bashkë në Met Gala si çift dhe më pas shijuan turin e tyre muzikor. Duhet thënë, Selena e di se ç’do të thotë të biesh në dashuri. Shumë prej historive të saj janë bërë publike, kështu që ajo mund të tregojë hapur çfarë do të thotë të biesh në dashuri.

1. Secili meriton një shans të dytë

"Unë besoj në një mundësi të dytë, por jo në të tretën apo të katërtën”

2. Humori është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie

"Unë dua dikë që të më bëjë të qesh me të madhe”

3. Një marrëdhënie e vërtetë nuk ka nevojë për pushim

"Nuk më pëlqen pushimi në një marrëdhënie. Ose je me mua, ose nuk je. Kështu jam unë.”

4. Askush nuk e sheh dashurinë të vijë

"Unë mendoj se dashuria është e verbër. Ti nuk e sheh. Nuk dëgjon se çfarë të thonë njerëzit apo çfarë po të thonë ty, as nuk e sheh se çfarë je duke bërë, Gjithçka që sheh është njeriu përballë teje. Kaq është."

5. Kape momentin

"Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj se duhet t’i kap të gjitha rastet që më vijnë. Ndoshta jam lënduar duke mos takuar njerëzit e duhur, por nuk e kam ditur derisa i provoja.”

6. Dashuria të mbush

“Derisa bie në dashuri, e kupton që paske qenë i paplotësuar”

7. Sinqeriteti është gjëja më e rëndësishme

"Duhet të jesh i sinqertë kur je në dashuri. Duhet të jesh i ndershëm dhe i hapur. Ky është çelësi.”

8. Duhet të besosh në dashuri

"Unë jam e dashuruar me dashurinë dhe besoj shumë te martesa, por nuk është në radarët e mi për momentin. Jam duke shpenzuar energjinë për lidhjen”

9. Zgjidh personin e duhur për t’i falur zemrën

"Më thuaj me kë rri, të të them se cili je. Unë e di se kjo është klishe, por është e vërtetë.”

10. Dashuria do të vijë - "Nuk jam tipi që të dal dhe të gjuaj dikë. Nuk jam e mirë për këtë gjë. Besoj se dashuria të gjen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat