Studimi: Gratë intelegjente e kanë të vështirë të gjejnë një partner!

Life style

Studimi: Gratë intelegjente e kanë të vështirë të gjejnë një partner!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:33
Ilustrim

Një numër në rritje i grave, janë duke praktikuar procesin e ngrirjes së qelizave të vezëve të tyre, sepse nuk janë në gjendje të gjejnë partnerë të barabartë të arsimuar.

Kështu thotë një studim i fundit nga Universiteti Yale, ku thotë se ka një numër të vogël të burrave të cilët po ndjekin arsimin e lartë, duke rezultuar në një shifër më të madhe të grave me arsim të lartë të cilat po luftojnë për të gjetur partnerin e tyre të përshtatshëm romantik.

Në thelb sipas hulumtimit ekziston një hendek gjerues i intelegjencës ndërmjet burrave dhe grave ku po pengon këto të fundit të jenë të barabartë me meshkujt.

Sipas The Independent, studimi shqyrtoi 150 gra në SHBA dhe Izrael duke kaluar ngrirjen e vezëve në tetë klinika.  Më shumë se 90 për qind thanë se po «ruanin» vezët e tyre, sepse ishin vetëm ose të pamartuara dhe 81 për qind e grave të intervistuara në studim kishin një diplomë kolegji.

“Nuk ka të diplomuar të mjaftueshme për to. Në terma të thjeshtë, kjo ka të bëjë me një furnizim të tepërt të grave të arsimuara” thotë një nga studiuesit.

Për më tepër, në qendrën e gjinekologjisë në SHBA, citohet që në hulumtim të është thënë: “Gratë na thonë shpesh se po ngrijnë vezët e tyre, sepse burrat që takojnë ndjehen të kërcënuar nga suksesi i tyre dhe kështu nuk janë të gatshëm të angazhohen për të filluar një familje së bashku”.

Sigurisht, kjo nuk është arsye për të ulur intelektin apo arritjet. Në fund të fundit, gratë janë më të zgjuara se sa mendohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat