Tri rregulla themelore për flokë të bukur

Life style

Tri rregulla themelore për flokë të bukur

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:59
Selena Gomez

Flokët të shëndetshme dhe të bukura kontribuojnë në një dukje të bukur, kështu që flokët duhet të shikoni, mirëmbani dhe të ushqeni. Një fakt interesant rreth flokëve është se ato tërheqin refraktar të dritës, kështu që është shumë e rëndësishme që të mirëmbajmë në mënyrë që të shkëlqejnë në gjithë shkëlqimin e tyre.

Shamponi

Është thelbësore që të zgjedhim shamponin e duhur për përkujdesin e flokëve. Nuk janë të gjitha llojet e flokëve të njëjtë, kështu që për secilin tip të flokëve kërkohet një mënyrë e caktuar e kujdesit dhe mirëmbajtjes. Flokët me yndyrë kërkojnë përdorimin e shamponit që heq yndyren e tepërt, në anën tjetër flokët e thatë kërkojnë një shampo për të ripërtri shtresën e dëmtuar hydrolipid. Nuk duhet të bazoheni vetëm në një lloj të shamponit, ekspertë të njohur thonë se duhet të ndryshoni shamponin në varësi të nevojave dhe llojit të flokëve. Çdo 3-4 muaj duhet të zëvendësoni shamponin, zgjidhni atë shampo me përbërës më të butë për larje të shpeshtë të flokëve.

Shpëlarje

Koka do të marrë frymë vetëm në rast se flokët janë shpëlarë mirë, dhe me këtë po ashtu flokët tuaj do të shkëlqejnë më shumë. Më parë, gratë, në ujin e fundit për shpëlarje të flokëve kanë shtuar një lugë uthull molle, e cila i ka dhënë shkëlqim. Ekziston një thënie që thotë se flokët mirë të shpërlara ndëgjohen nën gishtat tuaj. Grave trimëresha ju rekomandojmë edhe një tjetër këshillë për shndritje shtesë të flokëve, dhe kjo është ujë të ftohtë pas larjes dhe shpëlarjes së flokëve.

Formësimi

Furça dhe tharsja pas larjes janë zgjidhja më e mirë për tharjen e flokëve. Ato ndihmojnë që luspat e keratinit të mbyllen në mënyrë të duhur, thjesht tërheqëni fijet e flokëve me furçë duke përdorur një tharëse të flokëve. Por kini kujdes, sepse përdorimi i gabuar i këtyre metodave mund të dëmtojë flokët tuaj, kështu që tharësja duhet të jetë në një distancë prej të paktën 20 cm nga koka dhe flokët tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat