Ndjeshmëria dhe atraktiviteti i një femre mund të jetë e paarritshme, por edhe jashtzakonisht e thjeshtë. Disa femra e kanë të lindur seksapilin e tyre e disa të tjera thjeshtë nuk dinë si ta përdorin atë.
Bright Side na rikujton disa nga truqet që çdo femër mund të përfitojë, ndërsa asnjë mashkull nuk mund të rrezistojë!
1. Kur një femër butësisht kafshon buzën e saj
Kafshimi i buzëve tërheq meshkujt dhe ngacmohen pamasë, kjo mund të tregojë se ju dëshiron diçka më tepër nga ai.
2. Lëkurë e butë
Nuk ka asgjë më tërheqëse se lëkura e butë e një femre.
3. Një stilim i mirë flokësh
Stilimi i flokëve ju jep imazh më të mirë, dhe njëkohësisht ju bën të dukeni më atraktive.
4. Një vështrim i pazakontë
Kur një mashkull vëren qëndrimin e plotë të një gruaje, ai shpreh dëshirën për ta njohur nga më afër. Një tatu apo ngjyrë e pazakontë e flokëve mund të jetë një detaj për të nxitur një bisedë.
5. Kur një femër vesh këmishën e një mashkulli
Veshja e rrobave të mashkullit nga ana e femrës është një gjest shumë tërheqës pasi kjo nënkupton se ajo dëshiron të ndjejë gjithçka që është e mashkullit.
6. Shikimi i krahërorit
Meshkujt kanë ndjesinë e përqafimit dhe mbajtjes në gji gjatë shikimit në krahëror apo shpatulla, është diçka shumë tërheqëse dhe seksi.
7. Vetëbesimi
Kur një femër e di që është e mrekullueshme, ajo mënjëherë tërheq syrin e të gjithë meshkujve të pranishëm.
8. Zbulimi i supeve
Të vishni diçka tërheqëse duke i zbuluar supet tuaja, është me të vërtetë joshëse për meshkujt, një lloj reklamimi i bukurisë suaj trupore.
9. Një shetitje e bukur me take
Disa femra nuk i pëlqejnë taket ndërsa disa të tjera nuk mund të imagjinojnë ditën pa to. Por, nëse një femër vendos të veshë take të larta, duhet të sigurohet se ecja e saj është elegante dhe e bukur.
10. Një zë tërheqës
Meshkujt janë të magjepsur nga zëri tërheqës i një femre, madje disa e bëjnë krahasimin sikur me viagra-n.
11. Buzë të plota
Buzët e plota apo të mbushura, janë një ndër shenjat më tërheqëse të bukurisë femërore.
12. Elegancë
Eleganca ju jep një ekuilibër të përsosur. Ndoshta nuk shpreh seksualitetin femëror, por edhe as nuk e fsheh atë. Eleganca ka të bëjë me imazhin e një gruaje, që nga mënyra e sjelljes e deri te përzgjedhja e aksesorëve.
13. Streçe sportive
streçet tërheqin vëmendjen e siluetës femërore. Streçet duken natyrale në një palestër apo gjatë vrapimit, por jo edhe në dyqan.
14. Piklat në faqe
Qukat apo piklat në fytyrë duken shumë femërore, na ngjajnë me fëmijërinë dhe i përshtaten shumicës së femrave. Por, fatkeqësisht femrat tentojnë të largojnë paraqitjen e tyre, duke i konsideruar si një pengesë apo defekt të lëkurës.
15. Grim natyral
Bukuria natyrore dominon gjithnjë, andaj edhe meshkujt nuk i pëlqejnë femrat të maskuara me shumë përbërje të kozmetikës, por preferojnë të jeni sa më natyrale në dukje.
16. Syze
Syzet japin imazh tërheqës, sikur një magnet. Përveç kësaj, ju mund të flirtoni pa u vërejtur me këtë aksesor.
17. Buzëqeshje dhe e qeshur e sinqertë
Shumica e femrave kanë frikë se e qeshura e madhe mund të prish imazhin e tyre. Në të vërtetë nuk është kështu, të gjithë meshkujt adhurojnë femrat e lirshme që mund t’i shprehin emocionet e tyre.