Zbuloni çfarë kolegu dhe tip personaliteti jeni në zyrë

Life style

Zbuloni çfarë kolegu dhe tip personaliteti jeni në zyrë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:04
Ilustrim

Ne na pëlqen të mendojmë se si personaliteti ynë ndikon në lidhjen tonë dhe në miqësi, por ne duhet t’i bëjmë vetes të njëjtën pyetje edhe për ambientin ku punojmë – sipas një hulumtimi të publikuar në Harvard Business Review.

Kërkues të Business Chemistry (në Deloitte) punuan së bashku me antropologun Helen Fisher dhe studiuesin e biologjisë molekulare Lee Silver të Universitetit të Rutgers për të studiuar mijëra stile pune të njerëzve.

Ata vëzhguan më shumë se 190 mijë persona dhe më shumë se 3 mijë sektorë të ndryshëm për të përcaktuar sjelljen e çdo tipi dhe se si personalitete të ndryshme bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Zbuloni se cili tip jeni duke lexuar karakteristikat e mëposhtme dhe ndiqni këshillat në varësi të personalitetit tuaj…

Pionieri: social, i fokusuar “në tablonë e madhe”, spontan, ndërmerr rreziqe, di të përshtatet, ka imagjinatë

Ky është tipi më i zakontë ndër liderët. Pionierëve u pëlqen të eksperimentojnë ide të reja dhe të ndërmarrin rreziqe – dhe nuk pëlqejnë të merren me detaje. Ata kanë imagjinatë dhe ëndrra të mëdha. Në anën tjetër, ata mund të kenë tepër vetëbesim e të jenë impulsivë, çka e bën të rëndësishme për ta të dëgjojnë edhe perspektiva të tjera.

Piloti: sasior, logjik, i fokusuar, konkurrues, eksperimental, shumë kureshtar

Pilotët janë kritikë, u pëlqen të shohin rezultatet dhe të analizojnë të dhënat. Për shkak se ata janë të paduruar, rrezikojnë të çojnë përpara idetë e tyre pa menduar se në ç’mënyrë.
Këta tipa duhet të kenë parasysh që përpara se të hedhin një hap para, ta vlerësojnë mirë situatën.

Integruesi: diplomatik, i ndjeshëm, tradicional, i orientuar drejt thelbit, jokonfliktual

Ata besojnë se ngritja e moralit është e rëndësishme në vendin e punës dhe kanë prirjen së pari të nisin një bisedë me bashkëpunëtorët e tyre e më pas të hyjnë në thelbin e bisedimeve. Ata nuk i pëlqejnë debatet, pasi mendojnë se prishin harmoninë në ambientin e punës. Duke qenë se integruesit nuk i pëlqejnë diskutimet, pilotët dhe pionierët përfundojnë duke u dhënë urdhra. Por integruesi nuk duhet t’ia lejojë asnjërit prej të dyve që ta kalojnë në plan të dytë, pasi aftësia e tyre për të kultivuar marrëdhënie në punë është shumë e rëndësishme.

Gardiani: metodik, i rezervuar, i orientuar drejt detajit, praktik, i ndershëm

Gardianët janë perfeksionistë. Ata duan të dinë me saktësi se si do të shkojë diçka përpara se ta nisin ta bëjnë atë dhe nuk mund të flasin deri sa të jenë të sigurt se çfarë do të thonë. Për këtë arsye, ata e kanë të nevojshme t’i kujtojnë vetes se perspektiva e tyre është e rëndësishme, edhe pse ata nuk i kanë menduar të gjitha detajet. Gardianët duhet t’i japin mundësi vetes të imagjinojnë perspektiva të ndryshme përpara se t’i pushojnë nga puna për motive logjistike.

Pavarësisht se çfarë tipi jeni, kërkuesit këshillojnë të punoni me tipin tuaj të kundërt për të balancuar punën në grup dhe të kultivoni cilësitë e tyre brenda vetes. Kjo do të thotë që pilotët duhet të punojnë me integruesit dhe gardianët me pionierët. Këto janë po ashtu dhe kombinimet në të cilat ju me shumë gjasa do të hasni në vështirësi për të punuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat