5 gjërat që ÇDO mashkull dëshiron në shtrat

Life style

5 gjërat që ÇDO mashkull dëshiron në shtrat

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 07:37
Ilustrim

Që meshkujt dhe femrat vijnë nga planete të ndryshme, për këtë nuk kemi dyshime, por që të jenë aq të komplikuar sa femrat besojnë, për këtë ,po, kemi disa rezerva ! Në ndryshim nga femrat meshkujt janë më të drejtëpërdrejtë dhe me një fjali nuk nënkuptojnë 1001 gjëra të tjera që kërkojnë aftësi të mbinatyrshme për t’i dekoduar. Po e njëjta gjë është dhe në shtrat !

Një mashkull nuk përpiqet t’i kodojë mesazhet, i jep ato të gatshme, por si gjithmonë femra përpiqet të kapë kuptimet e fshehta,ndonëse ato rrallë ekzistojnë. Nëse ende nuk e dini se çfarë duan meshkujt në shtrat lexoni më poshtë!

1. Çdokush do të dëshironte t’i përkëdhelej egoja ! Fjalët nuk janë të tepërta në shtrat sidomos kur janë lavdëruese. Pas fazës së ëmbël, pak “piper” nuk do të bënte keq! Do të habiteni se ç'efekt do të kishin disa fjalë në performancën dhe sjelljen e partnerit tuaj.

2. Për një mashkull është eksituese kur femra merr kontrollin 
Nuk ka pse të jetë diçka e komplikuar dhe nuk po themi të rikrijoni skena filmash erotik ku femra aktron me pranga e kamxhikë prej pellushi! Mjafton t’ia bëni të ditur partnerit me një shikim që ju do të merrni kontrollin dhe ai do të shkrihet i tëri.

3.Mos i thoni “Jo” gjërave të reja 
Nëse nuk bini në grackën e monotonisë “ do të jetoni të lumtur përgjithmonë” ! Jini kreativë dhe mos kini ndrotje ndj gjërave të reja ! Një “jo” e prerë mund të shuajë zjarrin e partnerit.

4. Befasojini
E kush mashkull nuk do të dontë të merrte një mesazh erotik, apo sinjale që do e benin të fantazonte ! Surprizat dhe iniciativat tuaja cilatdo qofshin ato, do të vlerësohen nga partneri. Kostumet, lojrat, lodrat funksionojnë gjithmonë, por vetëm duhet të dini se çfarë i pëlqen partnerit tuaj për të mos rrezikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat