A është ky propozimi më interesant për martesë?

Life style

A është ky propozimi më interesant për martesë?

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:23
Pamje nga video

Një burrë kishte vendosur ta befasojë të dashurën e tij duke i propozuar martesë në një mënyrë unike, por kjo ide doli se për pak sa nuk e tmerroi nga frika partneren e tij e cila mendoi se do të arrestohet nga policia.

Amanda Radican ishte nisur në vendin e punës së partnerit të saj Stephen Smith për t’ia dërguar telefonin mobil që e kishte “harruar” në shtëpi, kur ajo u ndalua nga policia.

Por, ajo nuk ishte në dijeni se polici kishte thurur një plan interesant me të dashurin e saj, dhe kështu i kërkoi asaj që të dal nga vetura e saj në një autostradë në Teksas të SHBA-ve.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policit, kurse ajo dukej e brengosur për faktin që ishte ndalur nga policia.

Por në momentin më kritik, prapa shpinës së saj shfaqet Stephen me një unazë në dorë ku pas disa sekondave gjunjëzohet para saj dhe i kërkon të martohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat