Përse dashurohemi më lehtë gjatë verës?

Life style

Përse dashurohemi më lehtë gjatë verës?

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Gjatë verës, dashurohemi më shpesh dhe me lehtë, jo vetëm sepse dalim më shumë, shkojmë me pushime e takojmë njerëz të rinj, ka arsye të tjera…

Thuajse e gjithë atmosfera përreth nesh, ndryshon.

Netët e verës mbushen me magjinë e bisedave e të të qeshurave.

Ditët janë më të gjata e të shndritshme. Mendja është më e qetë dhe hormonet janë gjithnjë të gatshme për ‘t’u hedhur’ në sulm. Pra, në gjithë këtë atmosferë, mjafton fare pak që të ndizen shkëndijat.

Kjo është periudha klasike e shkëmbimit të shikimeve që ndodhin edhe mes mushkonjave të qytetit, edhe në paqen e pushimeve të fshatit.

Gjatë dimrit jemi të përfshirë në aktivitetin e përditshëm dhe i fokusojmë të gjitha energjitë aty, te detyrimet e rregullat që na imponon shoqëria.

Gjatë verës, kufijtë e rregullave sikur fshihen dhe nevoja për të qenë të shkujdesur, rritet. Por, për ta thënë shkurt, hormonet janë ato që ndikojnë më shumë në dashuritë e verës. Orët më të gjata të dritës bëjnë që të prodhohet një sasi më e lartë testosteroni. Ky proces lehtëson interesin reciprok dhe rrit dëshirën mes (pothuajse) partnerëve.

Një studim ka treguar se stina kur dëshira seksuale është më e ulët, mbetet dimri

Vetëvlerësimi është gjithashtu nëj element i rëndësishëm. Meqenëse gjatë verës ndihemi më të bukur dhe kemi më tepër konktakt me trupin tonë, bëhemi më miqsore me veten dhe interesat na rriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat