Pse e tradhtova burrin, tregon Edona

Life style

Pse e tradhtova burrin, tregon Edona

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 22:54
ilustrim

U shkruaj, sepse kam nevojë për t’i sqaruar disa dyshime me veten, dyshime të cilat po më vrasin. E di se jam fajtore dhe nuk ka justifikim sjellja ime. Ndoshta Zoti me dënoi për padrejtësinë që ia bëra bashkëshortit tim…, nga Prishtina.

Jam 31 vjeçe dhe ka 5 vjet që jam e martuar. Punoj në një hotel në Prishtinë. Ka disa muaj që jam në një lidhje jashtëmartesore me një koleg të punës. Gjërat kanë ndodhur aq shpejt me kolegun tim, saqë nuk kam pasur mundësi të mendohem dhe të logjikoj se çfarë po ndodh.

Humba mendjen pas tij dhe u dorëzova, madje pranova ta tradhtoja bashkëshortin tim. Thuajse çdo ditë i betohesha vetes se do të hiqja dorë, por e kisha të pamundur ta bëja këtë. Nuk arrija të ndahesha prej tij, madje as ai nuk më lejonte.

Ai ngulte këmbë që ta vazhdonim lidhjen në fshehtësi dhe më siguronte se askush nuk do na zbulonte. Ramë dakord kështu dhe, të them të drejtën, burri im nuk dyshonte. Në fakt, nuk dyshonte askush, pasi në punë ne kishim sjellje krejtësisht formale, si me të gjithë kolegët e tjerë.

Takimet i linim në vende të largëta, ku nuk na njihte dhe nuk na shihte askush. Edhe motelet që i frekuentonim ishin larg qytetit. Koha kur pritej të zbuloheshim… Gjërat ishin në rregull deri para pak kohësh. Unë dhe bashkëshorti im patëm marrëdhënie seksuale të pambrojtur dhe dy ditë më vonë takova partnerin tim të ri.

Patëm raporte seksuale dhe këtë herë pa prezervativ, por ai më kishte thënë se ishte ruajtur. Tani jam shtatzënë dhe mjeku më tha se jam në muajin e tretë.

Problemi është se mjeku nuk arrin ta përcaktojë ditën me saktësi. Dyshimet e mia janë të tmerrshme dhe nuk di se cili është babai i fëmijës tim. I lutem Zotit që të jetë i bashkëshortit.

Por, nuk besoj dot…

Fajtore jam unë e askush tjetër Ndihem në faj çdo ditë e më shumë dhe kjo ndjenjë e tmerrshme faji po më lodh, po ma shkatërron jetën. Jam shumë në stres dhe nuk di se si t’ia bëj. Është shumë e tmerrshme që të bëj një fëmijë që nuk është i bashkëshortit tim.

Nuk mendoja se do të mbetesha shtatzënë, të paktën, në këto rrethana. Si mund ta lejoj që një mashkull të rrisë fëmijën e dikujt tjetër? I dashuri im, edhe pse e di këtë, më ka thënë se duhet të heshtë, por unë nuk mundem, nuk më zë gjumi… Hall i madh se jo mahi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat